E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi braktis Tiranën

Njëra nga këngëtaret e njohura të skenave tona, Rozana Radi, është larguar nga Tirana, për të shijuar bregdetin e bukur shqiptar. Mësohet se këngëtarja këtë e ka bërë për interes material, pasi pritet që ajo të marrë pjesë dhe të këndojë nëpër restorantet e ndryshme të qyteteve bregdetare, si Durrës, Vlorë, Sarandë etj. Duket se Rozana ka qenë e vendosur për ta vënë në zbatim këtë plan, pasi ishte e bindur se një largim disaditor nga kryeqyteti i zhurmshëm i Shqipërisë do t’i bënte goxha mirë. Këngëtarja do të vijojë axhendën e saj artistike me koncerte nëpër qytetet bregdetare të vendit, ndërsa gjatë ditës do të shijojë plazhin dhe diellin përvëlues të këtyre ditëve të nxehta.

Arbër Çepani

“Do të ndihmoj edhe Kosovën”

Gjatë qëndrimit disaditor këtë fundjavë në Kosovë, fituesi i çmimit të madh të “reality show”-t, që tashmë ka përfunduar, Arbër Çepani, ka premtuar se një pjesë të parave të fituara do t’i përdorë në ndihmë të familjeve kosovare në nevojë. Këto komente ai i ka bërë për gazetën “Epoka e re”, në të cilën ai ka folur edhe për qëllimin e vizitës së tij në Kosovë. Bëhet e ditur se Arbëri që prej ditës së parë kur ka fituar çmimin e madh, ka ngritur një grup që do të ndjekë mënyrën e administrimit të parave qindarkë për qindarkë. Që përpara hyrjes në shtëpinë e famshme, ai kishte deklaruar që, nëse do të ishte fitues, të gjithë paratë do t’i jepte për bamirësi. Pritet që këto ditë Arbëri të udhëtojë sërish drejt Kosovës, ku me grupin e tij të punës do të bëjë shpërndarjen e një shume të hollash për familjet kosovare në nevojë.

Enigma e Nora Istrefit

Këngëtarja kosovare Nora Istrefi ka vendosur që deri në fund të jetës së saj të kyçë gojën, për të mos dhënë detaje sa i përket jetës private. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë emisionit “Oxygen”, i cili drejtohet nga Besim Dina dhe Sinan Vllasaliu. E porsafejuara me Robert Berishën është shumë enigmatike për jetën e saj private dhe gjithmonë është e distancuar nga media për të folur për këtë çështje. Nora gjatë intervistave me gazetarë parapëlqen të flasë vetëm për punën e saj dhe heziton t’i përgjigjet interesit që kanë të bëjnë me jetën private të saj, duke i shtuar edhe më dozat e enigmës që ka mbërthyer jetën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›