Betankur pret arritjen e fëmijëve nga Franca
Politikania franko-kolumbiane Ingrid Betancourt e cila u mbajt peng për 6 vjet
me radhë nga gueriljet në Kolumbi po pret arritjen e fëmijëve të saj nga
Franca. Ajo u lirua dje së bashku me 15 pengje të tjerë, duke përfshirë tre
kontraktorë amerikanë. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë agjentë të
zbulimit që kishin depërtuar mes gueriljeve të cilët mbanin pengjet. Zyrtarët
thanë se gjatë operacionit të shpëtimit nuk u përdorën armët. Të 15 personat e liruar
ishin mes 700 pengjeve që grupi guerilas FARC mendohet se mban në kampet e tij
në xhungla. Pas orë pas lirimit, zonja Betancourt falenderoi popullin e
Francës, ku tashmë ajo ishte kthyer në një figurë të njohur. Një ndihmës i
Presidentit Nicolas Sarkozy tha se zonja Betancourt do të kthehet në Paris
nesër së bashku me fëmijët. Zonja Betancourt u mor peng në vitin 2002 kur ishte
duke bërë fushatë për presidente të Kolumbisë. Tre pengjet amerikane arritën në
Shtetet e Bashkuara në një bazë ajrore të Teksasit sot në mëngjes.