Rrëshen-Kalimash, dëmshpërblim pronarëve të tokës
Vendimi në fjalë është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Sipas këtij vendimi, do të behet shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, (kultura bujqësore dhe dru frutorë), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, për kultura bujqësore, me vlerë 1 536 000 lekë dhe për dru frutorë, me vlerë 74 866 000 lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 76 402 000 lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 76 402 000 leke do të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”. Shpronësimi do të fillojë më 1.7.2009 dhe do të përfundojë më 30.9.2009. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.