Koalicioni i ri, LSI, dy ministri dhe kreun e Kuvendit
Duket se Lëvizja Socialiste për Integrim, do të marrë poste të rëndësishme në qeverinë e re. Kryeministri aktual Sali Berisha, i cili do të jetë në krye të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme, i ka propozuar LSI-së, dy poste ministrore si dhe kreun e Kuvendit, të cilin më shumë gjasa mund ta drejtojë vetë Ilir Meta. Kjo konfirmohet nga burime konfidenciale brenda partisë së Metës.
LSI mund të marrë dhe ministrinë e Energjitikës dhe të Turizmit, që duket se do ta drejtojë Dritan Prifti, ish-drejtori i Përgjithshëm i KESH-it në qeverinë socialiste e udhëhequr nga kryetari aktual i LSI-së. Me krijimin e qeverisë së re, do të “bëhen kurban”, disa ministra aktual. Ridvan Bode mendohet të zëvendësohet nga zëvëndësi i tij aktual Florian Mima, i zgjedhur deputet tashmë, por edhe i preferuar i Berishës. Edhe ministri i Arsimit Fatos Beja, do t’i thotë lamtumirë kësaj ministrie.
Me ardhjen e tij në këtë post, nuk ka ndryshuar asgjë, ndërsa reformat e nisura nga Genc Pollo, një ministër i sukesshëm, mbetën në mes. Vendin e Bejës, mendohet ta zërë Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së. Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtare, ndërsa bisedimet do të zhvillohen në vijim. Meta gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ka deklaruar se këto bisedime do të jenë transparente, pasi sipas tij, me rëndësi ishin interesat kombëtare dhe jo ato partiake.
Kabineti i ri qeveritar, do të ketë 16 ministri, midis të cilave edhe një ministri të re, e quajtuar Ministria e Gruas. Kryeministri Berisha do të ketë dy zëvendës, nga një që ka pasur deri më tani. Gjasat janë që njëri prej tyre të shkojë për LSI-në, por ende nuk është e konfirmuar asgjë. Vlen të theksohet se nëse LSI-ja merr disa ministri, partitë e tjetra do të përfaqësohen në qeveri vetëm me zëvendësministra, si Partia Republikane dhe Partia për Demokraci dhe Integrim.