Rrahin kunaten per pronesine
Fier- Konflikti per pronesine e shtepise degjeneron ne nje perleshje mes pjesetareve te nje fisi. Nje grua 35 vjecare, nene e dy femijeve, eshte rrahur nga dy kuneterit e saj, vellezerit e burrit, ndersa mengjesin e djeshem depozitoi nje denoncim ne komisariatin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se shtunes ne fshatin Ferras te Levanit. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise, qe nisen hetimet per kete ngjarje.
Rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem, Feruze A., 35 vjece, ka kryer denoncim kunder dy vellezerve te bashkeshortit te vet. Burime zyrtare te policise thane se sipas deshmise se gruas, ata e kishin goditur me grushte e shkelma per shkak te pronesise se shtepise. Ne fytyre i dalloheshin shenjat e dhunes, ndersa e demtuara eshte shprehur se banonte me femijet e saj, pasi bashkeshorti ishte emigrant ne Greqi. "Kam qene duke bere punet e shtepise pasditen e se shtunes, kur dy kuneterit me erdhen dhe pasi me ofenduan duke me bere presion per pronesine e baneses, me goditen ne kurriz e fytyre me grushte e shkelma", mesohet te kete thene 35 vjecarja para inspektorit te policise.
E ndodhur e vetme, ajo ka rene preh e dajakut te vellezerve te burrit, nderkohe qe i ka mbetur vetem rruga e denoncimit ne komisariat. Burime zyrtare thane se pasditen e djeshme eshte bere shoqerimi me furgon policie, per ne Ferras i te demtuares per te bere ballafaqimin mes paleve dhe per te shoqeruar dy te dyshuarit per ushtrimin e dhunes. Mesohet se gjate shoqerimit dy kuneterit e Feruze A., kane mohuar akuzen, duke u shprehur se ajo e kishte sajuar ngjarjen. Policia ka nisur hetimet ne gjendje te lire per veprat penale te "kanosjes" dhe "keqtrajtim".
Xh.B.