E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmonte te bijen, denoncon gjimnazistin

Fier- Policia e Fierit nisi dje hetimet per nje denoncim te rralle. Ndersa pjesa me e madhe e prinderve preferojne t'i zgjidhin me vetegjyqesi ceshtjet e ngacmimit te vajzave te tyre, nje 45 vjecar nga lagjja "8 Shkurti" ka kerkuar ndihmen e policise vendore. Artan A., ka depozituar nje denoncim ne adrese te nje gjimnazisti te vitit te dyte, te cilin e akuzon se i ka ngacmuar te bijen. Dy te rinjte mesohet se jane nxenes te se njejtes klase, por 16 vjecarja eshte ankuar tek i ati pas sjelljes se pahijshme te shokut. Burime zyrtare qe konfirmuan lajmin, bene me dije se nisen hetimet per kete rast dhe nepermjet inspektorit te zones eshte thirrur ne komisariat dhe me pas keshilluar 16 vjecari "gangster". Pritet qe situata te zhvendoset ne shkollen e mesme, ku do te behet edhe nje ballafaqim mes paleve per te zgjidhur problemin.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›