Rrahja nga bashkëshorti, policia masa mbrojtje gruas pas denoncimit
• TIRANE - Një grua nga kryeqyteti është marrë dje në mbrojtje nga policia e Tiranës pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj.Arjan Hysa 30 vjeç, banues në Tiranë është shoqëruar me policë në ambientet e komisariatit nr.2, të premten në mbrëmje pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, me iniciale M.H., 29 vjeçe. Gruaja ka denoncuar se i shoqi e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme për motive të dobëta. Më parë, gruaja e dhunuar kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës, një kërkesë padi në të cilën kërkonte mbrojtje për shkak të dhunës së ushtruar nga i shoqi. Pas shoqërimit të Arjan Hysës, në komisariatin nr.2, efektivat blu kanë siguruar gruan duke zbatuar në këtë mënyrë vendimin e dhënë nga gjykata e kryeqytetit. Inspektorët e Policisë së Rendit, kanë marrë deklarimet e palëve dhe pretendimet e bashkëshortëve. Pas këtyre veprimeve, policia ka dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës, materialet në ngarkim të bashkëshortit të gruas së dhunuar. Urdhri i mbrojtjes i lëshuar nga gjykata, i është komunikuar të dy bashkëshortëve, përballë njëri-tjetrit nga specialistët e rendit. Bashkëshortit që ndiqet në gjendje të lirë, i është bërë e ditur se nëse kryen veprime të dhunshme ndaj të shoqes, do të arrestohet me një telefonatë të saj. d.b