E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahje mes gjashtë personave, dy të lënduar

Në Fshatin Landovicë të Prizrenit, është zhvilluar një përleshje mes gjashtë personave, të cilët kanë përdorur armë zjarri dhe mjete të forta.

Lëndime trupore nga arma e zjarrit ka pësuar një person, dhe nga mjetet e forta ka marrë lëndime një i dyshuar, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin Policia ka kontrolluar tri lokacione dhe ka konfiskuar tri vetura të përfshira në rast.

Të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të Prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar ne Qendrën e ndalimit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›