E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një serb në Xërxë

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 14:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një serb, ndërsa kanë plagosur djalin e tij në fshatin Xërxë.

Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma.

Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, i ka thënë AP-së se Acko Putnik dhe djali i tij Dobrica kanë pësuar teksa largoheshin nga një lokal.

Policia thuhet se ka kontrolluar shtëpitë e disa banorëve në rajon, por nuk ka bërë asnjë arrestim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›