E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje në Skënderaj, gjashtë të lënduar

Pas një mosmarrëveshje që kishin mes veti, gjashtë persona janë rrahur fizkisht mes veti, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prekaz i epërm në Skenderaj, mbrëmë rreth orës 20:30.

Të lënduarit kanë pranuar tremtanë mjekësor në QKMF në Skënderaj, njofton Policia e Kosovës.

Në konsultim me prokurorin të njejtit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›