E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arratisja e Ahmetajt/ Berisha: Në mega-aferën e djegësave, qeveria ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se në atë të cilën e konsideroi si mega-aferën e djegësave, ka vepruar si një organizatë kriminale.

Një ditë pas deklaratës së avokatëve të ish-ministrit Arben Ahmetaj, se ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë, Berisha theksoi se Prokuroria e ka njoftuar deputetin para depozitimit të kërkesës në Kuvend.

Berisha theksoi se “arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen, dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen apo dërgohen në ekzil për të tretur dhe gëzuar paratë e tyre.

Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›