E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrebesh ne Elbasan permbyten 50 shtepi

ELBASAN - 50 shtepi jane permbytur me afer nje meter uje ne lagjen 5 Maj te qytetit te Elbasanit nderkohe qe jane permbytur edhe katet e para ne lagjen Beqir Dardha.


Shirat e rena pasditen e se enjtes kane bere qe perroi i Rrapunit te dale nga shtrati e te permbyte te gjitha familjet rome pergjate tij. Demet per familjet rome kane qene te medha pasi pervec mobiljeve te demtuara ata kane pesuar edhe dem ekonomik.


Shume veshje te perdorura qe i tregtojne cdo dite jane marre nga uji i rrembyeshem dhe kane perfunduar ne Manasdere. Shkak per permbytjen e madhe ka qene edhe nje problem me investimin e realizuar rreth nje vit me pare.


Firma sipermarrese sipas banoreve nuk levizi tubacionet e elektrikut dhe telefonit duke shkaktuar bllokimin e kanalit te mbuluar qe shkarkon ujerat e bardha nga perroi i Rrapunit. Kjo gje krijoi pengesen qe me pas mbushi kanalin dhe sa here qe bie shi permbytja per rreth 50 familje behet e paevitueshme.


Gani Mustafaj nje nder banoret e permbytur me shiun e fundit te rene thote se gjithcka ka ardhur pasi firma nuk i ka realizuar te gjitha punimet si duhet.


Dy tubacionet mbi nivel nuk u levizen nderkohe qe duhet te ishin spostuar pasi ne te kundert ishte logjike qe do te pengonin ujin dhe do te mblidhnin mbeturinat pasi kanali grumbullon perroin e Rrapunit. Te gjendur perballe kesaj situate shtepite pergjate kanalit jane perpjekur te gjejne zgjidhje emergjence por nuk i kane shpetuar vershimit te ujit.


Nazmi Nuredini gjithashtu shton se ne ate kohe shqetesimin ia kane prezantuar firmes por inxhinieri nuk e ka marre parasysh dhe situata paraqitet ne kete gjendje. Me shqetesimin e banoreve bashkohen qindra kryefamiljare te lagjes 5 Maj ne zonen e Rrapishtes.


Ata kerkojne nderhyrje te menjehershme per pastrimin dhe per riparimin e kesaj pjese per te mos krijuar nje situtate te ngjashme ne cdo kohe. Ata thone se i gjithe investimi qe ka kushtuar qindra milione leke nuk ka vlere nese kanali mbetet i bllokuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›