arja me e re zgjon deputetet e PD-se. Te henen priten diskutime ne grup
Kryeministri Sali Berisha pritet te reagoje per largimin e deputetit Gazmend Oketa nga PD-ja neser ne mbledhjen e programuar te grupit parlamentar demokrat. Akuzat e ashpra qe Oketa beri duke e akuzuar grupin me te madh parlamentar ne vend se ngjante me mbledhjet e Byrose Politike te PPSH-se pritet gjithashtu te nxisin debatin ne mbledhjen e dites se hene. Nga ana tjeter vete Kryeministri por edhe lidershipi kryesor demokrat nuk kane preferuan te reagojne dje per konfirmimin e faktit se do te ngelen me nje deputet me pak po keshtu edhe per akuzat ne drejtim te tyre. Teksa Shqip provoi ti kontaktonte figurat kryesore te grupit demokrat per te dhene nje qendrim ne lidhje me largimin e deputetit te Durresit ata nuk pranuan ta benin dicka te tille duke ia lene fjalen e pare kryetarit te PD-se Berishes per kete ceshtje. Burimet bejne te ditur se deputetet e PD-se do te fokusohen te henen ne lidhje me thelbin e akuzave te Oketes per formalizmin e mbledhjeve te grupit. Por deputeti demokrat i Lezhes Mark Marku ishte i vetmi qe theu heshtjen dje teksa deklaroi se Gazmend Oketa nuk e kishte krejt gabim kur thoshte se mbledhjet e grupit parlamentar te PD-se ishin krejt formale. Marku theksi se ndonese ne keto mbledhje nuk kishte shume dinamike perseri cdokush qe deshironte mund te shprehej lirshem. shte pak a shume e vertete. Ka nje lloj formalizmi ne mbledhjet e grupit parlamentar. Por nuk shikoj ndonje atmosfere te tipit qe nje anetar i grupit te mos kete mundesi te shprehet. Kam pershtypjen se pergjegjesia per mungesen e nje lloj dinamike te jetes se brendshme eshte sa problem i partive po aq edhe problem i individeve deklaroi deputeti Mark Marku dje i pyetur ne lidhje me akuzat qe Oketa beri duke e krahasuar kete grup me nje byro politike. Por nga ana tjeter Marku e quajti kete shkeputje te Oketes nga grupi demokrat si nje zgjedhje personale qe sipas tij duhej respektuar. Por pavaresisht kesaj deputeti demokrat i Lezhes theksoi se problemet e pakenaqesive ndoshta nuk duhet te cojne ne divorc me nje formacion politik si Partia Demokratike qe eshte nje strukture historike. Fakti qe ne nje moment konstaton disa gjera negative nuk do te thote qe duhet te shkeputesh nga kjo force politike. Une do te shikoja si rruge veprimi te kunderten qe te punosh nga brenda te ndikosh pozitivisht qe ato cfare jane negative te shnderrohen ne pozitive argumentoi deputeti demokrat. Mungesa e demokracise se brendshme eshte konsideruar si arsye kryesore per largimin nga kjo force politike edhe nga ana e ish-deputetit demokrat Paulin Sterkaj. Gjate divorcit te tij me PD-ne Sterkaj theksoi se ai nuk gjente nje atmosfere te ngrohte dhe te lire per tu shprehur ne mbledhjet e ketij grupi. Po keshtu akuza te ketij lloji ndaj PD-se ka bere edhe ish-ministri i Jashtem demokrat Besnik Mustafaj. Sipas tij PD-ja nuk ka demokraci te brendshme dhe kjo duket ne menyre te qarte nga mosrespektimi qe i behet vete statutit te kesaj partie dhe mungeses se zgjedhjeve te brendshme per nje kohe te gjate. Aktualisht PD-ja ka me mandat te skaduar prej dy vitesh te gjithe sekretaret e saj qendrore duke perfshire edhe nenkryetaret e partise.