E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet Adriano: Te Interi shkoja në stërvitje i dehur

“Midis vitit 2005 dhe 2009 rashë në depresion. Humbja e babait më la një boshllëk shumë të madh. Të pija ishte e vetmja gjë që më bënte të lumtur: verë, uiski, vodka, birrë... shumë birë.”

Adriano vazhdon më tej: “Shkoja i dehur në stërvitje. Shpesh më çonin në infermieri për të fjetur, ndërkohë që shtypit i thonin që kisha probleme muskulore. Interi u soll në mënyrë të shkëlqyer me mua, u përpoq të më ndihmojë në çdo lloj mënyre.”

Ish-sulmuesi zikaltër, tashmë te Flamengo, tregon vitet e fundit të jetës së tij: “Isha i vetmuar, i trishtuar dhe në deprseion gjatë kohës që isha në Itali. Prandaj fillova të pi, kjo ishte e vetmja gjë që më bënte të lumtur. Gjithë ato netë feste, duke pirë çdo gjë që më dilte përpara.”

Adri ka fjalë të mira edhe për Mourinjon: “Më vjen keq për të sepse donte të më ndihmonte, duke u futur në mosmarrëveshje edhe me drejtuesit, për t’i bindur të më mbanin.

Sot, më në fund, duket se e ka rifituar qetësinë: “Njerëzit thonë se u tregova i çmendur që hoqa dorë nga kontrata. Por tani kam gjetur lumturinë time. Përballë saj, milionat e eurove nuk janë asgjë.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›