E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika Domenikane njeh Kosovën

Kjo ministri ka marrë një letër lëshuar nga Sekretariati i Shtetit i Republikës Dominikane për Marrëdhënie Ndërkombëtare, përmes së cilës shprehet pozicioni i qartë i këtij vendi.

 “Qeveria e Republikës Dominikane, në bazë të autoritetit kushtetues dhe në pajtim me praktikat dhe normat ndërkombëtare për njohjen e shteteve është pajtuar ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës. Republika Dominikane përgëzon autoritetet dhe popullin e Kosovës për të arriturat dhe krijimin e strukturave institucionale që i mundësuan popullit të Kosovës të ketë shtet Sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht”-thuhet në letër.

Nga ana e saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje institucioneve dhe popullit të Republikës Dominikane dhe do të punojë në intensifikimin e raporteve deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›