Rrëfehet Toti: Më donin katër klube
“Kohët e fundit më kanë kërkuar katër klube të ndryshme, një italian dhe tre të huaj. Janë përpjekur të më joshin, por do të firmos përsëri me Romën. Mungon vetëm një klauzolë në lidhje me periudhën pas përfundimit të karrierës”, pohoi Toti.
Në lidhje me një rikthim të mundshëm në ekipin kombëtar, italiani tha se kjo do të vendoset më vonë, më saktësisht në pranverë. Kurse për fjalët që qarkullojnë mbi disa mosmarrëveshje mes tij dhe De Rosit, Françesko Toti u shpreh:
“Kjo është një gënjeshtër. Nuk kemi pasur as edhe një mosmarrëveshje. Spaleti? Nuk arrinte dot më të na kuptonte. Ekzistonin edhe disa probleme të vogla me grupin dhe dorëheqja e tij ishte e pashmangshme”.
Në fund, Toti flet edhe mbi objektivat: “Dua të arrij në kuotën e 274 golave. Deri tani kam shënuar 184, pra mungojnë edhe 90. Besoj se brenda pesë viteve mund ta arrij këtë”.