Senati amerikan bllokon kompromisin e arritur në Kongres
Uashington - Senati amerikan bllokoi një kompromis të arritur më parë në kongresin amerikan për ndihmat në vlerë prej rreth 11 miliardë euro për industrinë amerikane të makinave të goditur rëndë nga kriza financiare. 52 senatorë votuan kundër programit të ndihmës ndërkohë që për ishin vetëm 35. Shkak i dështimit ishte kërkesa e republikanëve për kontrolle më të rrepta të koncerneve automobilistike General Motors, Ford dhe Chrysler dhe uljen e pagave për punonjësitë e tyre.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Harry Reid tha se ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati.Shtëpia e Bardhë tani duhet të shikojë opsione të tjera për të ndihmuar industrinë amerikane të makinave.
Lajmi solli rënie të thellë të vlerave të aksioneve në Japoni, Tajvan, Korenë e Jugut dhe Australi.
Aksionet e kompanive Toyota, Nissan dhe Honda të gjitha pësuan rënie.
Ashtu si kompanitë amerikane, ato janë goditur nga rënia e shitjeve në të gjitha tregjet e tyre kryesore.