E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramsfeld akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut

uashington - Zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale amerikane në mesin e tyre edhe ish-sekretari i mbrojtjes Donald Ramsfeld (Donald Rumsfeld), sipas një raporti të senatit amerikan janë bashkëpërgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në burgun irakian Abu Graib dhe kampin amerikan në Guantanamo.

Një grup avokatësh me bazë në SHBA thanë se ata kanë si qëllim të ngrejë çështjen kundër zotit Rumsfeld në Gjermani, javën tjetër. Grupi përfaqëson 11 irakianë që ishin të burgosur në Abu Ghraib dhe Mohamed Qahtani, një saudit që mbahej në Guantanamo. Avokatët thonë se Donald Rumsfeld personalisht aprovoi që tortura të përdorej për nxjerrjen e informacioneve nga të burgosurit.

Në raportin e publikuar në Uashington kritikohen ashpër metodat amerikane të marrjes në pyetje. Raporti në fjalë bie në kundërshtim me qeverinë e presidentit Xhorxh Bush i cili nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet mes luftës kundër terrorit dhe veprimet skandaloze në Abu Graib.

Avokatët gjithashtu duan të ngrejnë padi edhe ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Alberto Gonzales dhe ish drejtorit të CIA-s, George Tenet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›