Kriza; Bank of America pushon nga puna dhjetra mijëra vetë
Uashington - Pas bankës 'Citigroup' edhe 'Bank of America' do të mbyll dhjetëra mijëra vende të punës. Si pasojë e marrjes përsipër të ish-bankës së investimeve 'Merril Lynch', 'Bank of America' paralajmëroi shkurtimin e rreth 35 mijë vende të punës. Kjo do të thotë rreth 11 përqind e instituteve financiare të fuzionuara.
Shkurtimet vijnë nga të dyja kompanitë dhe do të prekin të gjitha linjat e biznesit dhe personelin. Reçesioni dhe kriza e kreditit do të thotë se po bën më pak për biznesin tradicional të dhënies kredi për konsumatorët dhe kompanitë, prandaj edhe i duhet të ulë koston.
Banka thotë se kjo do të prekë të gjitha linjat e biznesit, përfshirë edhe bankën e investimeve, Merrill Lynch që është në proces të blerjes.
Operacionet në Evropë të Bankës së Amerikës janë me qendër në Londër dhe kompania ka të punësuar më shumë se 2500 vetë në mbarë Evropën.
Banka ende nuk ka dhënë hollësi se ku do të bëhen saktësisht këto shkurtime. Kriza e kreditit e ka prekur mjaft sektorin financiar amerikan.