Rrëfimet intime të zonjës Bler
Dhjetë vitet e saj në "Downing
Street", miqësitë dhe dhuratat
e sikletshme, aborti,
ardhja në jetë e fëmijës së
katërt, por mbi të gjitha marrëdhënia
e trazuar dhe shumë e përfolur mes
bashkëshortit të saj dhe Kryeministrit
aktual, Gordon Braun. Në librin e saj
autobiografik, ish-zonja e parë e Anglisë
flet për veten, duke i treguar të
vërtetat pa "dorashka", ashtu siç ka bërë
gjithmonë. Në rrëfimin e parë të këtij
lloji në "Speaking for myself", që pritet
të dalë në fund të muajit, Çeri tregon
plot anekdota për jetën përkrah një
lideri karizmatik si Toni, detajet e të cilit
të bëjnë të reflektosh edhe mbi mikun
dhe "kundërshtarin" Gordon Braun,
i cili, sipas disa burimeve anonime,
duket se është "tërbuar" nga zgjedhja e
Çerit për ta publikuar librin para kohës
që ishte përcaktuar në fillim (libri duhej
të dilte në vjeshtë) e mbi të gjithë në
një moment kaq delikat për qeverinë e
tij. Mes rreshtave, ajo shkruan se Toni
Bler ishte gati t‘ia linte postin Gordon
Braunit në 2005-ën, 2 vjet para kohës,
por ndryshoi mendim, sepse pasardhësi
i tij e prishi këtë mundësi, duke
mos u treguar besnik, kërcënues dhe i
pabesë përballë reformave neolaburiste.
Ky është një nga rrëfimet brenda
autobiografisë së Çeri Blerit, ish-zonjës
së parë të Britanisë. Një histori kjo në
"Speaking for myslef", që nuk do t‘i
pëlqejë aspak Kryeministrit në detyrë,
i tronditur edhe nga rënia e popullaritet
dhe kur sondazhet më të këqija në
gjithë historinë e laburistëve shënojnë
rreth 26 pikë poshtë konservatorëve.
Disa ditë më parë, një këshilltar i vjetër
i Blerit kishte treguar se Toni mendonte
se Gordoni nuk ishte njeriu i duhur
dhe nuk kishte aftësinë e duhur për të
mundur Devid Kamerunin. Nga ana
tjetër Çeri, në intervistën e prezantimit
të librit, e përgënjeshtron në mënyrën
e vet, duke i dhënë një tjetër goditje
Braunit: "Toni mendon se Gordon
mund t‘i fitojë zgjedhjet, madje i ka
shpjeguar edhe mënyrën se si mund
të arrijë t‘ia dalë mbanë. I ka dhënë
këshilla dhe vazhdon t‘i japë". Mesa
duket, zonja Bler mezi sa po priste për
të treguar shumë të vërteta, madje nuk
arriti dot të respektonte dhe kohën
për botim që ishte parashikuar për në
tetor. Më tej, në "Speaking for myself",
zonja Bler kujton se bashkëshorti i saj
në vitin 2004, kur opinioni publik në
Britani ishte rreshtuar kundër tij për
luftën në Irak, kaloi një "krizë besimi"
(madje sipas disa zërave kaloi në depresion).
"Kishte frikë se ishte bërë një
barrë e rëndë për Partinë Laburiste,
madje kishte arritur deri aty sa të jepte
dorëheqjen para zgjedhjeve të vitit
2005". Por, në këtë moment, ndërhyri
pikërisht ajo, Çeri, që i dha zemër, duke
i thënë se: "Të heqësh dorë në këtë
moment do të thotë të hysh në histori
si Kryeministri që dha dorëheqjen
pas dështimit me Irakun, ndërsa Toni
ishte i bindur se dorëheqja ishte gjëja
e duhur". Përveç strategjive të mëdha,
në mosdorëheqjen e tij luajti një rol të
rëndësishëm edhe mungesa e durimit
nga ana e Gordonit. "Çdo ditë jepte
shenja për ta bindur që të hiqte dorë".
Por Bleri vendosi që të qëndronte,
vendim që u pasua nga dy vite të tjera
zënka dhe mosmarrëveshje në heshtje.
"Por, mes nesh nuk ka asgjë personale",
siguron Çeri, që në foton e faqes së parë
të "Times"-it duket shumë e dobët,
gjë që e bën të tregojë edhe më e re
se mosha aktuale, 53 vjeç. Më pas, ajo
tregon: "Në vitin 1997, në pjesëmarrjen
tij të parë në qeveri, Gordon u shpreh
kundër rritjes së rrogave të ministrave.
Më kujtohet se kur Toni ma tha këtë
isha ulur në kuzhinë në ‘Dowing Street
N.10‘, dhe i thashë gjithë inat se ne kishim
tre fëmijë, sigurimet për të paguar,
ndërsa ai ishte beqar, jetonte vetëm dhe
sigurisht që nuk mund të dinte asgjë
rreth problemeve të një familjeje. Por,
fakti se Braun ishte beqar deri afër të
pesëdhjetave, është bërë shpesh objekt
paragjykimesh dhe debatesh dashakeqe.
Tani, Çeri tregon se ishte pikërisht
Toni që i thoshte se duhej të martohej,
"sepse kryeministrat duhet të kenë një
grua përkrah vetes". Përveçse tregon
për marrëdhëniet e tensionuara, rivalitetin
mes dy arkitektëve të laburistëve
të rinj, por edhe bashkëpunimin e tyre
për të arritur në pushtet, libri i zonjës
Bler hedh poshtë të gjitha akuzat për
"lakmi" në planin personal. Ajo nuk
harron të lërë pas dore edhe pushimet
e vitit 2004 në Porto Cervo, kur Toni dhe
bashkëshortja ishin ftuar për pushime
nga Kryeministri Silvio Berluksoni. Ajo
tregon se Silvio dhe grupi që e shoqëronte
hynë në një nga argjendaritë
më të shtrenjta në Sardenjë. "Ai donte
të më dhuronte një gjerdan shumë
të shtrenjtë, por më duhej të mos e
pranoja, sepse dhurata do të kishte
dhunuar kodin etik të qeverisë sonë".
Ndërkaq, gazetat më të mëdha britanike
kanë nisur ta komentojnë me hollësi
librin e shkruar nga Çeri Bler, që në kohën
e "Dowining Street" është cilësuar
si gruaja më e urryer e mbretërisë, duke
mos e fshehur mungesën e simpatisë
së saj për Gordonin. Ish-zonja e parë
tregon edhe për ardhjen në jetë të fëmijës
së tyre të katërt, Leos, madje edhe
për abortin gjatë kohës, që Blerët ishin
në pushtet. "Nuk më besohej. Isha me
hemorragji, ndërsa njerëzit diskutonin
se çfarë qëndrimi duhej të mbanin
me shtypin". Me këto fjalë plot me
emocione, Çeri Bler kujton momentin
kur në vitin 2002 humbi fëmijën. Toni,
atëherë Kryeministri britanik, pasi foli
me këshilltarin e tij për mediat vendosi
se ishte më mirë që t‘i shpjegonte
shtypit me detaje atë çka kishte ndodhur,
në mënyrë që të mos ngriheshin
hipoteza të kota se përse familja Bler
kishte shtyrë pushimet. Ishte viti 2002
dhe hipotezat për pushtimin e Irakut
qarkullonin pa pushim, ndaj anulimi i
pajustifikuar i pushimeve me siguri do
t‘i bënte njerëzit të mendonin se Britania
e Madhe ishte gati për pushtimin
e Irakut. Në "Speaking for myself", ku
"Times" dhe "Sun" po publikojnë prej
disa ditësh disa pjesë, tregon pa asnjë
vështirësi disa detaje shumë intime
edhe mbi jetën private të familjes, si
për shembull zbulimin e shtatzënisë
në vitin 2000, nga e cila lindi Leo. Si një
katolike e devotshme, por edhe femër
moderne, bashkëshortja e Kryeministrit
nuk kishte marrë me vete kontraceptivët
në një fundjavë pushimesh në Balmoral,
rezidenca e mbretëreshës. Arsyeja: një
vit më parë valixhet e saj ishin kontrolluar
me imtësi dhe turpi ndaj diçkaje të
tillë e kishte detyruar të mos i merrte
me vete. Për më tepër, i ftohti i madh i
Skocisë dhe nevoja për ngrohtësi, tregon
Çeri, bën të vetën. Por, dyshimi se përse
bashkëshortja e Kryeministrit tregon
tani disa të vërteta që nuk do t‘i pëlqenin
shumë të shoqit, ngelet i madh.
Nga ana tjetër, edhe "Daily Mail"
është hapur me një artikull të titulluar
"jetët e ndara të Blerëve, duke mbështetur
se të dy po arrijnë të vënë pasuri
mënjanë, por që tashmë thuajse nuk
harrohen kurrë. Madje, në të paktat
herë që gjenden në shtëpi së bashku
hanë ushqime të gatshme".
Street", miqësitë dhe dhuratat
e sikletshme, aborti,
ardhja në jetë e fëmijës së
katërt, por mbi të gjitha marrëdhënia
e trazuar dhe shumë e përfolur mes
bashkëshortit të saj dhe Kryeministrit
aktual, Gordon Braun. Në librin e saj
autobiografik, ish-zonja e parë e Anglisë
flet për veten, duke i treguar të
vërtetat pa "dorashka", ashtu siç ka bërë
gjithmonë. Në rrëfimin e parë të këtij
lloji në "Speaking for myself", që pritet
të dalë në fund të muajit, Çeri tregon
plot anekdota për jetën përkrah një
lideri karizmatik si Toni, detajet e të cilit
të bëjnë të reflektosh edhe mbi mikun
dhe "kundërshtarin" Gordon Braun,
i cili, sipas disa burimeve anonime,
duket se është "tërbuar" nga zgjedhja e
Çerit për ta publikuar librin para kohës
që ishte përcaktuar në fillim (libri duhej
të dilte në vjeshtë) e mbi të gjithë në
një moment kaq delikat për qeverinë e
tij. Mes rreshtave, ajo shkruan se Toni
Bler ishte gati t‘ia linte postin Gordon
Braunit në 2005-ën, 2 vjet para kohës,
por ndryshoi mendim, sepse pasardhësi
i tij e prishi këtë mundësi, duke
mos u treguar besnik, kërcënues dhe i
pabesë përballë reformave neolaburiste.
Ky është një nga rrëfimet brenda
autobiografisë së Çeri Blerit, ish-zonjës
së parë të Britanisë. Një histori kjo në
"Speaking for myslef", që nuk do t‘i
pëlqejë aspak Kryeministrit në detyrë,
i tronditur edhe nga rënia e popullaritet
dhe kur sondazhet më të këqija në
gjithë historinë e laburistëve shënojnë
rreth 26 pikë poshtë konservatorëve.
Disa ditë më parë, një këshilltar i vjetër
i Blerit kishte treguar se Toni mendonte
se Gordoni nuk ishte njeriu i duhur
dhe nuk kishte aftësinë e duhur për të
mundur Devid Kamerunin. Nga ana
tjetër Çeri, në intervistën e prezantimit
të librit, e përgënjeshtron në mënyrën
e vet, duke i dhënë një tjetër goditje
Braunit: "Toni mendon se Gordon
mund t‘i fitojë zgjedhjet, madje i ka
shpjeguar edhe mënyrën se si mund
të arrijë t‘ia dalë mbanë. I ka dhënë
këshilla dhe vazhdon t‘i japë". Mesa
duket, zonja Bler mezi sa po priste për
të treguar shumë të vërteta, madje nuk
arriti dot të respektonte dhe kohën
për botim që ishte parashikuar për në
tetor. Më tej, në "Speaking for myself",
zonja Bler kujton se bashkëshorti i saj
në vitin 2004, kur opinioni publik në
Britani ishte rreshtuar kundër tij për
luftën në Irak, kaloi një "krizë besimi"
(madje sipas disa zërave kaloi në depresion).
"Kishte frikë se ishte bërë një
barrë e rëndë për Partinë Laburiste,
madje kishte arritur deri aty sa të jepte
dorëheqjen para zgjedhjeve të vitit
2005". Por, në këtë moment, ndërhyri
pikërisht ajo, Çeri, që i dha zemër, duke
i thënë se: "Të heqësh dorë në këtë
moment do të thotë të hysh në histori
si Kryeministri që dha dorëheqjen
pas dështimit me Irakun, ndërsa Toni
ishte i bindur se dorëheqja ishte gjëja
e duhur". Përveç strategjive të mëdha,
në mosdorëheqjen e tij luajti një rol të
rëndësishëm edhe mungesa e durimit
nga ana e Gordonit. "Çdo ditë jepte
shenja për ta bindur që të hiqte dorë".
Por Bleri vendosi që të qëndronte,
vendim që u pasua nga dy vite të tjera
zënka dhe mosmarrëveshje në heshtje.
"Por, mes nesh nuk ka asgjë personale",
siguron Çeri, që në foton e faqes së parë
të "Times"-it duket shumë e dobët,
gjë që e bën të tregojë edhe më e re
se mosha aktuale, 53 vjeç. Më pas, ajo
tregon: "Në vitin 1997, në pjesëmarrjen
tij të parë në qeveri, Gordon u shpreh
kundër rritjes së rrogave të ministrave.
Më kujtohet se kur Toni ma tha këtë
isha ulur në kuzhinë në ‘Dowing Street
N.10‘, dhe i thashë gjithë inat se ne kishim
tre fëmijë, sigurimet për të paguar,
ndërsa ai ishte beqar, jetonte vetëm dhe
sigurisht që nuk mund të dinte asgjë
rreth problemeve të një familjeje. Por,
fakti se Braun ishte beqar deri afër të
pesëdhjetave, është bërë shpesh objekt
paragjykimesh dhe debatesh dashakeqe.
Tani, Çeri tregon se ishte pikërisht
Toni që i thoshte se duhej të martohej,
"sepse kryeministrat duhet të kenë një
grua përkrah vetes". Përveçse tregon
për marrëdhëniet e tensionuara, rivalitetin
mes dy arkitektëve të laburistëve
të rinj, por edhe bashkëpunimin e tyre
për të arritur në pushtet, libri i zonjës
Bler hedh poshtë të gjitha akuzat për
"lakmi" në planin personal. Ajo nuk
harron të lërë pas dore edhe pushimet
e vitit 2004 në Porto Cervo, kur Toni dhe
bashkëshortja ishin ftuar për pushime
nga Kryeministri Silvio Berluksoni. Ajo
tregon se Silvio dhe grupi që e shoqëronte
hynë në një nga argjendaritë
më të shtrenjta në Sardenjë. "Ai donte
të më dhuronte një gjerdan shumë
të shtrenjtë, por më duhej të mos e
pranoja, sepse dhurata do të kishte
dhunuar kodin etik të qeverisë sonë".
Ndërkaq, gazetat më të mëdha britanike
kanë nisur ta komentojnë me hollësi
librin e shkruar nga Çeri Bler, që në kohën
e "Dowining Street" është cilësuar
si gruaja më e urryer e mbretërisë, duke
mos e fshehur mungesën e simpatisë
së saj për Gordonin. Ish-zonja e parë
tregon edhe për ardhjen në jetë të fëmijës
së tyre të katërt, Leos, madje edhe
për abortin gjatë kohës, që Blerët ishin
në pushtet. "Nuk më besohej. Isha me
hemorragji, ndërsa njerëzit diskutonin
se çfarë qëndrimi duhej të mbanin
me shtypin". Me këto fjalë plot me
emocione, Çeri Bler kujton momentin
kur në vitin 2002 humbi fëmijën. Toni,
atëherë Kryeministri britanik, pasi foli
me këshilltarin e tij për mediat vendosi
se ishte më mirë që t‘i shpjegonte
shtypit me detaje atë çka kishte ndodhur,
në mënyrë që të mos ngriheshin
hipoteza të kota se përse familja Bler
kishte shtyrë pushimet. Ishte viti 2002
dhe hipotezat për pushtimin e Irakut
qarkullonin pa pushim, ndaj anulimi i
pajustifikuar i pushimeve me siguri do
t‘i bënte njerëzit të mendonin se Britania
e Madhe ishte gati për pushtimin
e Irakut. Në "Speaking for myself", ku
"Times" dhe "Sun" po publikojnë prej
disa ditësh disa pjesë, tregon pa asnjë
vështirësi disa detaje shumë intime
edhe mbi jetën private të familjes, si
për shembull zbulimin e shtatzënisë
në vitin 2000, nga e cila lindi Leo. Si një
katolike e devotshme, por edhe femër
moderne, bashkëshortja e Kryeministrit
nuk kishte marrë me vete kontraceptivët
në një fundjavë pushimesh në Balmoral,
rezidenca e mbretëreshës. Arsyeja: një
vit më parë valixhet e saj ishin kontrolluar
me imtësi dhe turpi ndaj diçkaje të
tillë e kishte detyruar të mos i merrte
me vete. Për më tepër, i ftohti i madh i
Skocisë dhe nevoja për ngrohtësi, tregon
Çeri, bën të vetën. Por, dyshimi se përse
bashkëshortja e Kryeministrit tregon
tani disa të vërteta që nuk do t‘i pëlqenin
shumë të shoqit, ngelet i madh.
Nga ana tjetër, edhe "Daily Mail"
është hapur me një artikull të titulluar
"jetët e ndara të Blerëve, duke mbështetur
se të dy po arrijnë të vënë pasuri
mënjanë, por që tashmë thuajse nuk
harrohen kurrë. Madje, në të paktat
herë që gjenden në shtëpi së bashku
hanë ushqime të gatshme".