Rrëfimi ekskluziv i gjyshes sëMarias:Si po na vret gjakmarrja
Masakra ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Marije Qukaj dhe gjyshi i saj 72-vjeçar Kolë Qukaj lidhet posaçërisht me një emër.
Ai quhet Ndoc Prroji, i vrarë në korrik të vitit 2010 në fshatin e thellë të Kasnecit në Dukagjin, nga një tjetër derë e fisit Qukaj. Ndoc Prroji ka lindur në fshatin Kasnec, ai është nipi bajraktarit të dikurshëm të fshatit dhe djali i Dedë Vocit, i cili jeton ende, në një lagje të Shkodrës. Ndoc Prroji ka ikur që në rininë e hershme nga fshati Kasnec, ai u martua dhe jetoi për afro 40 vite në qytetin e Shkodrës. Në rininë e tij, por edhe më vonë Ndoc Prroji ka qenë shumë shpesh një "i ftuar special" i zyrave të shtetit për shkak se është hetuar për shumë grabitje, sidomos me anë të mashtrimit. Në mesin e viteve ‘90 ai nisi të jetonte mes Italisë dhe Shkodrës, shkonte periodikisht në Itali dhe punonte.
Në fillim të viteve 2000, Ndoc Prroji u nda nga bashkëshortja e tij. Lekët që kishte mbledhur nisi t'i investonte në blerje bagëtish dhe u ngjit lart në mal duke u rikthyer pas 40 vitesh në fshatin e tij të Lindjes, në Kasnec. Ndoc Prroji u kthye në kullën e të atit të tij, ndërsa ky I fundit bëri rrokadë me të dhe nisi të jetojë në Shkodër që prej vitit 2001. Ndoc Prroji nisi të merrej me bagëtitë e tij që e kishte blerë me lekët e kursyera nga emigracioni, ai nisi të bashkëpunojë dhe me antarët e familjes Qukaj për rritjen dhe mbarështimin e bagëtive. E organizonin sëbashku punën. Ishin jo vetëm miq të hershëm në vite, por tashmë edhe bashkëpuntorë në krijimin e një sistemi pune në fshatin e thellë për të rritur të ardhurat. Por bashkëpunimi nuk ka zgjatur shumë. Madje gjithçka precipitoi shumë shpejt.
(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)