Tiranë, digjet punishtja e druritdy të plagosur, në flakë 1 shtëpi
TIRANE- Një zjarr i fuqishëm shpërtheu rreth orës 10:00 në një punishte druri në zonën e Porcelanit, pak metra larg rrugës kryesore. Zjarri rrezikon dhe banesat përreth. Zjarrfikësit kanë bënë evakuimin e banorëve të banesave përreth punishtes, pasi rrezikohen nga flakët. Gazetari i TV A1 Report informon se një i plagosur është nxjerrë nga punishtja. Ai kishte plagë në krah dhe në këmbë.
LOKALIZOHEN FLAKET, VATRA AKTIVE BRENDA NE PUNISHTE
Ora 11:00 Brenda gati një ore zjarrifikësit kanë arritur të lokalizojnë flakët. Aktualisht vatra aktive ndodhet në krahun lindor të punishtes së drurit, ku mesaduket ndodheshin shumë lëndë drusore dhe materiale për ndërtimin e mobiljeve. Punishtja është shembur tërësisht.
Ora 10 :45 Gazetari Kreshnik Zeqaj i TV A1 Report deklaron se punishtja prej druri është shembur dhe flakët kanë përfshirë banesën trekatëshe e pronarit të punishtes zotit Agim Paçrami.
Ora 10: 40 Drejtori i forcave të Zjarrfikëseve, Dilaver Laçi deklaron “I plagosuri nuk ka rrezik për jetën. Nuk ka problem në jetën e njerëzve. Gjithë zona është evakuar. Gjithë situate është nën kontrollin e policisë. Momentalisht zjarrfikësit po rrezikojnë jetën. Po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërsa 2 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarri.
vijon