Rama: PS nuk do të njoh tenderin kriminal të Llotarisë
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka konsideruar kriminal tenderin e Llotarisë Kombëtare, dhe ka deklaruar se PS me të ardhur në pushtet do ta anullojë atë.
Për herë të parë në një prononcim për Top Channel në lidhje më çështjen e shumëpërfolur, ai ka përkufizuar tenderin si dëm në kurriz të interesit publik, ndërkohë që e ka konsideruar të papranueshëm arsyetimin e Ministrit Bode sipas të cilit, qeveria do të kompensojë paratë përmes taksimit 10 % të kompanisë fituese.
Është publiku që përmes shtetit duhet të përfitojë përqindjen e përmbysur të asaj që tha Ministri i Financiave. Jo 10 përqind, por 90, 85, minimumi 80 përqind për shtetin dhe pjesa tjetër për gjithë anën e operimit, deklaroi kreu socialist.
Rama ka ritheksuar sërish në prononcimine tij, se nëse Partia Socialiste vjen në pushtet do të anullojë këtë tender.
Kjo është një veprimtari haptazi kriminale në dëm të publikut dhe të interesit publik. Une dua ta bëj të qartë se ne nuk do ta njohim këtë dhe do ia kthejmë publikut këtë të drejtë duke e vënë në vend atë në dispozicioni të publikut, tha zoti Rama.
Duke e konsideruar tenderin si një grabitje që i bëhet publikut ai ka thënë se tenderi për llotarinë kombëtare nuk është si çdo loj tjetër fati.
Ajo çka i sugjeroj këtyre zotërinjve, që po shkojnë nga grabitja në grabitje dhe pasi kanë grabitur dhe po grabisin pasuri të patundshme, kanë hyrë në fushën e grabitjeve të të drejtave të publikut, të mbajnë parasysh të drejtat europiane dhe të mos harrojnë në asnjë moment se aty janë për të qeverisur në interes të publikut, shtoi Rama.
Skandali i Llotarisë Kombëtare i denoncuar fillimisht në gazetën Panorama, nisi pa letrës së kompanisë Intralot që i dërgoi ministrit të Financave dhe kryeministrit të vendit ku ai prentendonte se ministria kishte përcaktuar fituesin mekriteret e vëna. I njëjti shembull u ndoq edhe nga një kompani turke disa ditë më pas.
Megjithë akuzat e shumta tender i llotarisë u zhvillua dhe në të morën pjesë vetëmdy kompani.
/IDEA/