E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanionet e Osumit, fletën e parë të pasaportës së turizmit shqiptar e pashë vetëm aty!

Nga Hamza Hatika

IMG_3641Njoftimi i radhës do të ishte një ftesë për të udhëtuar  në Kanionet e Osumit, ose në Koloradon shqiptare 3 milionë vjeçare, pasuri kjo unike madje edhe për europën vetë.

Kisha parë foto-video, lexuar dhe dëgjuar, por prezent vetë jo.

Edhe pse me vete kisha si gjithmonë kameran dhe aparatin, përsëri ndjehem debitor dhe i pamundur të përshkruaj atë që përjetova gjatë udhëtimit.

Kanionet e Osumit,  të cilat  i vizituam falë  Federatës Shqiptare të Rafting me djemtë dhe vajzën e vetme, Blerina Ago, pjesë e kombëtares shqiptare në këtë sport prej 11-vitesh, na kanë magjepsur pa masë.

Duket sikur aty, natyra na ka dërguar kryeveprën e saj për tu thënë mbarë njerëzimit se duhet të ruajnë pasuritë e saj, por jo ti shkatërojnë ato, sikurse kamionët dhe eskavatorët që përbri nesh, fare  të qetë rrëmonin zallin dhe rërën mbi lumin kret indiferent, fatalitet..

Fletën e parë të pasaportës së turizmit shqiptar e pashë vetëm aty!!

Vetëm aty u ndjeva sa krenar, por edhe aq i turpëruar për të kaluarën e hidhur dhe me pasoja, ku vendi im, më i varfëri në europë në 90-ën, nuk kishte sy të shikonte dhe të prekte nga afër trashëgiminë 3-milionë vjeçare ku natyra u ka falur shqiptarëve.

Kjo mrekulli botërore sepse mu duk sikur më shumë se argëtim dhe adrenalinë, na bën apel dhe na kërkon më shumë kujdes, por  edhe reklamim maximal të saj.

Udhëtimi,,,,,,

Agjencia Kombëtare e Turizmit me drejtoreshë Brikena Arapi, si edhe Blerina Ago, Sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Rafting, do të ishin ciceronet tona, ku prej  11 vitesh ajo përsëri nuk ngopej me muzën që të japin vetëm Kanionet.

Ujvarat e saj janë një skenar i denjë për HOLLIVUDIN, po po, aty dikush nga yjet e tij duhet të vejë për një romancë apo love story, ajo vetëm sa do ta përjetësojë  më shumë magjine e artit të shtatë..

Kësaj radhe për masmedian, lajmi i mirë mbetet i pari dhe jo ai i keqi do jetë i miri.

Informacioni i mangët dhe mospromovimi i kësaj perle të natyrës ishte misioni ynë, pasi shumë prej nesh nuk e kishin dëgjuar që Shqipëria na kishte një skuadër kombëtare raftingu për të shijuar Koloradon Europiane?!

Madje, ata kishin dalë të katërtit në Çeki (gara e parë e tyre), ku edhe kishin mundur Italinë.

Askush nuk na njihte në sportin e rafting-ut shprehen ata, por përballja  tjetër ku do të garojnë    [ është Evropiani që do të mbahet në Bosnje] , e grupi i  djemve nga 16-18 vjeç na u shprehen optimist  se, mundësitë janë  që edhe në atë përballje ata të renditen në një vend nderi.

Kryetari i rafting,  Zamir Spathara [Zamoja], në fund të viteve 80-të e përshkoi dhe zbuloi lumin-kanionion me vetëm një kamardare, ose me KON-TIKIN  e tij, duke u dashuruar përfundimisht me sportin e rafting-ut, por ai nuk e njihte sesi funksiononte ky në rang botëror.

Dhe do të ishte eksodi biblik i viteve 1991, kur Zamoja do të emigronte në Itali dhe aty ora e madhe e dashurisë së parë për sportin u përkthye në iniciative pa kthim pas dhe si notar i zoti rritur pranë lumit, u bë instruktor, e ky do të ishte hapi i tij i parë për të hyrë më pas në rrugën e liçencës për rafting. 

E filloi sportin me  shokë e miq, me problemet logjike të frikës, pse jo  edhe të xhelozisë, por më në fund ai është i liçensuar pranë MTKRS  dhe ka ndërtuar një ekip elitar për sportin e aventurës dhe të turizmit sportiv, aq i munguar në vend.

Ndajmë me kolegët një mendim unik, se: kush vjen një herë aty, vështirë të mos rikthehet përsëri!

Kanionet, kjo dhuratë e bekuar dhe e qendisur nga dora e perënëndisë e ka stolisur shqipërinë.

Më shumë  për djemtë e vajzën e rafting mbetet  krenari legjitime dhe detyrë  që tua ushqejnë dashurinë tek cilido që udhëton nëpër Osumin e tyre

Por , lumi është gjithmonë ndryshe, ai nuk fle kurrë i qetë, befasia dhe kthesat me rrjedhën e tyre në varësi të prurjeve janë enigma e momentit dhe për të vozitur duhet pak instruktazh dhe një kondicion i mirë fizik

Rafting, nuk është për të gjithë.

Udhëtimi është i organizuar në mënyrë të tillë që të mund të ndalosh dhe të shohësh mirë vendin ku ndodhesh, të shijosh  dhe të bësh fotografi nën ujvarat, pse jo, edhe të kridhesh nuk është rasti për ta humbur ….

Një fatkeqësi ka aty, që të papriturat e paparashikuara nuk të lejojnë për të memorizuar çdo vend.

Aty duhet një ekip profesionistësh që të xhirojë dhe të fotografojë me skenar diamantin e turizmit sportiv shqiptar dhe më pas turitëve  në paketë tu dhurohet një dvd-cd me materialin sipas gjuhës së turistit.

Isha me fat që lideri i barkës time të ishte Kapidan Zamoja, zëri i tij i plotë dhe i sigurtë, Para-Mbrapa-Stop-Kujdes, vështirë se do të harrohen.

Dhe më pas vendi i sirenave vjen me ngushticën ku thellësia është rreth 12 metra dhe gjeresia vetëm 1.8 metër, ndërsa lartësia e kanioneve mbi 50-60- metra të hipnotizojnë.

Aty kënga e grupt rafting ishte thëllim shpirti për suksesin dhe mposhtjen se do tja dalim mbanë dhe paq.

Aty kënga dhe refreni ishin një, : Ne jemi grupi i parë që bëjmë rafting në Skrapar jemi skuadër me zemër dhe për kapitene kemi një femër, magjike dhe falë kameras i rikujtojmë si për të bindur vetën, jo më të tjerët.

Kohë për tu menduar shumë aty nuk ka.

Ndërsa bën rafting, ekipi ju siguron mirë dhe mjafton të mbani vetëm këmbën e shtrënguar në vegjën e posaçme në gomone dhe vështirë se do të pësoni gjë, por nëse vetëm një turistët i skuadrës i jep para në vend të pas, atëherë me siguri gomonia do të ndeshet në shkëmb dhe megjithë adrenalinën duhet qetësi se edhe po u rrëzuat jeleku ju mban mbi ujë dhe litari vjen sa hap mbyll sytë.

Blerina Ago, na shpjegon se skuadra prej pranverës e deri në shtator kryen thuajse çdo fundjavë dhe madje edhe në mjaft ditë të tjera udhëtime për grupe të organizuara.

Çmimi është rreth 50 euro (në varësi edhe të grupit) dhe përfshin rafting si edhe udhëtimin nga Berati në vendin e nisjes apo kthimin, ku edhe rruga e re ne ndërtim do ta bëjë edhe më të prekshëm udhëtimin e lodhshëm.

Ajo që na bën përshtypje është se, në Berat shumë pak lokale në muret e tyre kanë foto të qytetit të UNESCO-S dhe jo më të Kanioneve të Osumit.

Shqipëria ime, e juaja, e të gjithë emigrantëve dhe mërgimtarëve të malluar,  duhet përcjellë në masmedia në mënyrën më të mirë të mundshme për të frymëzuar realisht brezat për të trashëguar pasuri si Kanionet e Osumit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›