E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëfimi i ElisBakajt, nga femratte idhulli Haxhi

TIRANE- Elis Bakaj ka mbërritur të martën në Bukuresht, ku ka firmosur për 5 vjet me Dinamon. E megjithatë, ai është që tani një personazh dite. Në një intervistë dhënë sot për “ProSport”, Bakajk ka folur për përshtypjet e para, por edhe për femrat.

Elis, çfarë është Dinamo për ty?
Është e shkuara dhe e ardhmja. Dinamo e Bukureshtit mund të jetë një trampolinë për mua, një skuadër për të fituar trofe të rëndësishëm dhe për t’u gëzuar bashkë me tifozët.

Çfarë di për skuadrën tënde të re?
Di që është skuadër me traditë në Rumani dhe që luan rregullisht në Evropë, por edhe që është armik i Steauas ..(qesh)..

Duket se e paske mësuar mirë këtë...
Po. Kam dëgjuar se më e rëndësishme është të mundim Steauan se të fitojmë kampionatin. Shpresoj të bëj ndryshimin. Aaaa, di edhe që Dinamo quhet “qentë e kuq”.

U përgjigje mirë, por çfarë ke dëgjuar për futbollin rumun?
Këtu është “Parisi i vogël”, ndërsa Haxhi ka qenë heroi im. Isha i magjepsur pas tij. Edhe pse tani është Mutu ylli, mendoj se Haxhi ka qenë simboli i futbollit cilësor. E njoh vendin tuaj, ka qenë nën regjimin komunist.

Në “Parisin e vogël” ka edhe shumë vajza të bukura...
E di edhe këtë. Nuk vij për herë të parë në Rumani, kam qenë shpesh dhe e kam vënë re këtë gjë. Por, edhe në Shqipëri ka vajza shumë të bukura. Gjithsesi, këtu jam për futboll, jo për t’u martuar.

Të vë nën presion fakti që të krahasojnë me Demollarin?
Jo edhe aq. Nëse bëj sa gjysma e tij, jam i kënaqur.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›