E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja Prudentino avokati Anxhelo i paster nga ana gjyqesore

Vito Felici Kemi dhene OK per ekstradimin ne Itali te Albinos per sqarimin e pozicionit te tij nuk ka lidhje me mafian

Disa dite pas arrestimit te shtetasit Albino Prudentino i vene ne pranga ne Vlore si i dyshuar per lidhje me Sacra Corona Unita ne Itali ka mberritur ne vendin tone avokati italian i tyre Vito Felici i cili ka deklaruar ne nje komunikim per mediat se Anxhelo Prudentino eshte me gjendje te paster gjyqesore. Sipas tij ka me shume se nje jave pas arrestimit te Albino Prudentinos qe i biri Anxhelo Prudentino ka qene objekt i nje fushate mediatike pa baze. Sipas tij ai eshte vene ne qender te nje ceshtjeje gjyqesore per te mbuluar nje lufte politike qe eshte duke u kryer. Eumlshte kjo arsyeja qe shtypi ka lidhur emrin e Anxhelos me anetare te qeverise se sotme - ka deklaruar per mediat avokati Felici. Me tej ne deklaraten per shtyp avokati sqaroi se Anxhelo nuk rezulton i hetuar dhe nen hetim per fakte qe perfshijne te atin Albinon. Kemi marre vesh nga lajmet qe ai eshte paraqitur si i denuar per fakte te se kaluares. As kjo nuk i korrespondon te vertetes - vijoi avokati duke u shprehur Sic rezulton nga skedari i gjendjes gjyqesore ai nuk rezulton i denuar. Te gjitha deklaratat ne llogari te tij jane perdhosese. Gjithashtu avokati italian qe mbron edhe te atin e Anxhelos Albino Prudentino deklaroi se edhe ndaj Albinos jane thene gjera te paverteta. Sipas tij ai nuk ka marre asnjehere vendim per shoqeri mafioze e as qe eshte i renduar nga shoqeria mafioze. Sipas avokatit ai eshte denuar vetem per kontrabande cigaresh per fakte ne fund te vitit lsquo90. Ai ka kater vjet qe eshte qytetar i lire qe ka shlyer denimin e vet. Kjo konfirmohet nga shkresa - vijoi reagimin e tij avokati Felici. Me tej avokati sqaroi se kishin dhene OK per ekstradimin e Albinos ne Itali per te sqaruar pozicionin e tij.

Reagimi per Anxhelo Prudentinon

Anxhelo eshte duke paguar faktin qe eshte i biri i Albinos. Tek ne Kushtetuta parashikon qe pergjegjesia penale eshte personale cka do te thote se asnjeri nuk mund te gjykohet per fakte te familjareve te tij. Fakti qe dikush mund te denoncohet nuk do te thote qe faktet e denoncuara te jene te verteta. Dhe gjendja e paster e tij verteton kete. Anxhelo ka respekt per autoritetet gjyqesore shqiptare si dhe ato italiane per te vertetuar si jane punet. Kjo eshte ne interes te te gjitheve edhe komunitetit politik sepse lufta politike nuk mund te jete e influencuar nga ngjarje gjyqesore qe nuk kane te bejne me politiken. Akoma me teper per Anxhelon qe eshte jashte fakteve te denoncuara. Prove eshte se nuk eshte gjykuar nga autoritetet italiane dhe gjendet i lire si gjithe te tjeret. Por ndryshe nga te tjeret eshte ne sulmin e medias qe e bejne te dale ne syte e te tjereve si person qe nuk meriton besim - perfundoi deklaraten per shtyp avokati italian Vito Felici.

Prokuroria sekuestroi disa prona ne Tirane dhe Vlore

Resorti Artur dhe Piazza Italia nuk do te jene me prona ne aktivitet por nen sekuestro derisa te provohet akuza per te arrestuarit te ashtuquajturin mafioz italian Albino Prudentino. Operacioni per bllokimin dhe sekuestrimin e pronave filloi pasditen e dy diteve me pare. Referuar njoftimit te Prokurorise se Pergjithshme organi i akuzes ne qytetin e Vlores ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ndaj italianit Albino Prudentino i arrestuar disa dite me pare ne Vlore ne baze te nje mandat-arresti nga Prokuroria e Distriktit te Antimafias se Leces per pjesemarrje ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita vendosi sekuestrimin e nje lokali ne Vlore Gelateria Piaza Italia pergjate rruges Skele - Uji i Ftohte. Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore po ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ndaj Albino Prudentinos ka vendosur sekuestrimin e aktivitetit te zhvilluar ne resort Artur Muza ne komunen Petrele pergjate rruges nacionale Tirane - Elbasan. Ne vazhdim te informacionit thuhet se Prokuroria e Pergjithshme ne kuader te luftes kunder krimit dhe ne pergjigje te sensibilizimit te opinionit publik lidhur me ceshtjet qe kane qene edhe ne fokus te medias ben te ditur se duke nisur nga dt. 1.10.2010 eshte regjistruar nga Prokuroria Gjyqesore e Rrethit Vlore ceshtja penale per pastrim parash ne ngarkim te shtetasit italian Albino Prudentino i akuzuar si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita. Nga ana tjeter paralelisht me hetimin nga Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore behet e ditur se Prokuroria e Krimeve te Renda po kryen aktivitetin e saj procedural ne zbatim te ligjit Antimafia per hetimin pasuror te pasurive te Albino Prudentinos. Hetimi ka nisur fillimisht per Albino Prudentinon per te cilin ka edhe nje mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces. Hetimi per pasurite e Albino Prudentinos eshte shtrire edhe per pasurite e personave te tjere te cilet rezultojne te kene lidhje me te. Prudentino u arrestua pak dite me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.

Operacioni Calipso vuri ne pranga Albino Prudentinon

Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›