E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëfimi tronditës i 13-vjeçares: Babai më urren, më rreh me rrip

TIRANE - Babai nuk më do, ai më rreh, më gjuan me rrip dhe nuk më lejon të shkoj në shkollë. Kështu e fillon rrëfimin e saj 13-vjeçarja S., e cila jeton në një fshat të Shqipërisë së veriut. E pashpresë dhe e dëshpëruar ajo ka mundur të gjejë mbështetje tek Linja e Këshillimit për Fëmijë, atje ku edhe ne jemi njohur me rastin e saj. Fillimisht telefononte, por nuk gjente guximin për të folur. Ashtu si tregon edhe këshilluesja e telefonatës, në fillim dëgjohej vetëm një frymëmarrje e rëndë e pak më vonë aty–këtu një zë i humbur. Dëshira për të shprehur ato që ndiente, transmetohej që prej telefonit, ndërsa frika e ndrojtja nuk e linin të vazhdonte. Asnjëherë nuk kishte folur e ndarë copëza nga jeta e saj me njerëz të tjerë, ndërsa mbante në shpirt “urrejtjen” e të atit.

Telefonata të njëpasnjëshme, e ndërsa koha kalonte afeksioni e dëshira për të folur shtohej dita- ditës. Fillimisht, 13–vjeçarja arriti të artikulonte të dhënat e saj kryesore: ku jetonte, me kë ndante gjërat e përditshme e më pas “tragjedinë” e jetës së saj. Prindërit e saj kanë një diferencë prej 22 vitesh me njëri–tjetrin, ndërkohë që vetë vogëlushja ka dy vëllezër më të vegjël, për të cilët kujdeset gjatë gjithë kohës.

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›