Tiranë, transeksualët grabisin turistin gjerman
TIRANE - Dy transgjinor dhe një femër sulmojnë turistin gjerman dhe i vjedhin atij 500 euro dhe telefonin. Ngjarja në fjalë është regjistruar pasditen e djeshme në afërsi të Teatrit të Operas, ku shtetasi gjerman Wolfgan Kraiser, ka qenë duke kaluar në pjesën e pasme të ndërtesës. Tre personat, dy transgjinorët dhe një femër, e kanë thirrur atë dhe pasi janë siguruar se nuk i shihte njeri, e kanë sulmuar, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit dhe i kanë grabitur telefonin iPhone dhe 500 euro, të cilat gjermani i kishte me vete.
I ndodhur në këtë situatë, Wolfgan Kraiser i është drejtuar Komisariatit Nr.1, ku ka depozituar kallëzimin e tij në lidhje me këtë ngjarje. Menjëherë strukturat e këtij komisariati janë vënë në lëvizje dhe brenda pak orësh kanë arritur të prangosin Marie Kakthin 44 vjeçe, Ismail Matrakulli 26 vjeç, i cili rezulton të ishte i shpallur në kërkim, si dhe Tahir Luga. Të tre këta persona, kanë qenë të dënuar më parë për "Vjedhje" dhe "Prostitucion".
Ndërkaq, materialeve hetimore për "Vjedhje me dhunë" i kaluan Prokurorisë së Tiranës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)