E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e reja, dokumentacioni i plote per pension



I. Per pension pleqerie

A. Mosha

1. Certifikate lindjeje me fotografi.

2. Certifikate e gjendjes familjare.

3. Certifikate martese (vetem per kerkueset femra).

4. Kur kerkohet pension si nene me shume femije dhe ne certifikaten familjare nuk figurojne te gjithe femijet, fakti i lindjes, marteses, apo vdekjes se tyre provohet me certifikate te vecante lindjeje, martese ose vdekjeje.

5. Fotografi per librezen e pensionit.

B. Periudha e sigurimit dhe lloji i punes:

1. Libreza e punes.

2. Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj.

3. Vertetim per periudhen e sigurimit te leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas vendimeve te Keshillit te Ministrave.

4. Vertetim gjykate per njohje vjetersie ne pune.

6. Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak.

7. Per personat qe perfitojne nga Ligji nr.7514, date 30.9.1991, "Per Pafajesine, Amnistine dhe Rehabilitimin e ish-te Denuarve dhe te Perndjekurve Politike":

a) Deshmi penaliteti;

b) Vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit Publik;

c) Vertetim per faktin e denimit per motive politike dhe kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise.

C. Te ardhurat.

1. Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut qe nga viti 1994 deri ne momentin e lenies se punes, sipas formularit te miratuar.

2. Vertetim i pages mesatare neto per 10 vitet e fundit te punes.

3. Pasqyra e printuar e pagave referuese, sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 561, date 12.8.2005.

II. Per pension invaliditeti

1. Certifikate lindjeje me fotografi.

2. Certifikate e gjendjes familjare.

3. Vertetim i periudhes se sigurimit (eshte i njejte si per pensionin e pleqerise), (modeli bashkelidhur rregullores).

4. Vertetim per profesionin apo natyren e punes (per punemarresin), (modeli bashkelidhur).

5. Dokument mjekesor per gjendjen shendetesore (para fillimit te punesimit).

6. Raport mjekesor i lirimit nga ushtria, leshuar nga KMU-ja prane SQU-se, per ushtaret qe behen invalide gjate sherbimit ushtarak.

7. Vertetim per pagesen e paaftesise per pune shkaktuar nga aksidenti ne pune/semundje profesionale ose semundje te pergjithshme (per punemarresin).

8. Fletedrejtimi per ne KMCAP nga institucioni shendetesor me shtreter, fletedalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente te tjera.

9. Vertetim i mesatares se bazes se vleresueshme nga 1.1.1994, deri ne diten e lenies se punes.

10. Procesverbal i aksidentit ne pune.

11. Vertetim nga organet e prokurorise ose gjykates, per rastet kur kerkohet te perfitohet nga dekreti nr.758, date 1.4.1994, "Per nje mbrojtje te vecante te ushtarakut".

12. Vertetim tip i vjetersise ne pune per ushtaraket.

III. Per pension familjar

1. Certifikate e gjendjes familjare.

2. Certifikate vdekjeje e te siguruarit (ku te jete shenuar dhe shkaku i vdekjes), si te pensionet e invaliditetit.

3. Koha e sigurimit apo vjetersia ne pune dhe lloji i saj vertetohet me te njejtat dokumente si ne rastin e pensionit te pleqerise.

4. Vertetim i pages se personit qe ka vdekur (kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqerie, ose kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti).

5. Vertetim i vazhdimit te shkolles per jetimet qe kane mbushur moshen ligjore per t'u punesuar ose vetepunesuar.

6. Vendim i KMCAP-it per paaftesine ne pune te personave te familjes ne ngarkim te te siguruarit te vdekur, kur ata jane ne moshe pune.

7. Vertetim i organeve te pushtetit lokal, qe ne ngarkim te te vdekurit ishte nje i/e ve, qe mban nje femije deri ne moshen 8 vjec, i cili ishte ne ngarkim te te vdekurit.

8. Procesverbal qe provon faktin e vdekjes nga aksidenti ne pune, si dhe vendim i KMCAP-it, kur vdekja eshte shkaktuar nga semundje profesionale.

9. Vertetim i organeve te pushtetit lokal, qe prinderit, prinderit e prinderve, nuk kane persona qe detyrohen t'i mbajne dhe jetonin ne te njejten familje me ate qe ka vdekur, jo me pak se nje vit para vdekjes.

Per te marre kete perfitim, personi duhet te beje kerkese me shkrim prane ALSSH-se, ku te deklaroje se nuk eshte ekonomikisht aktiv (i punesuar ose i vetepunesuar).

Jetimi qe ka moshen ligjore per t'u punesuar ose vetepunesuar, kur nuk vazhdon shkollen dhe eshte nen 18 vjec (kur banon ne qytet) dhe nen 16 vjec (kur banon ne fshat), ne kerkesen per pension deklaron se nuk eshte i punesuar ose i vetepunesuar, si dhe paraqet vertetim nga Zyra e Punes.

Vertetim nga organet e prokurorise ose gjykates, per rastet kur kerkohet te perfitohet nga dekreti nr. 758, date 1.4.1994, "Per nje mbrojtje te vecante te ushtarakut".

Vertetim nga ministria perkatese per humbjen e jetes se pilotit ne permbushje te detyres gjate fluturimit.

IV. Per pension te posacem shteteror ose shtese pensioni te posacem shteteror

1. Certifikate personale me fotografi.

2. Certifikate e gjendjes familjare.

3. Vendim i Keshillit te Ministrave per caktimin e ketij pensioni apo shteses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›