Kahled el Masri, mbrojtjes i kerkohen te dhena
Tirane- Ulja e nje avioni ushtarak ne Aerodromin e Kucoves 5 vjet me pare, me nje te dyshuar si terrorist, eshte kthyer ne objekt padie ne Gjykaten e Tiranes. Qendra per Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve ka paditur Ministrine e Mbrojtjes, duke i kerkuar kesaj te fundit te dhena per kete avion. Ne padine e drejtuar Gjykates se Tiranes, kjo qender kerkon informacione ne lidhje me fluturimet, numrin e fluturimeve, kohen e uljes dhe te ngritjes se aeroplanit ushtarak, ne Kucove, ne datat 27-30 maj te vitit 2007. Ne kerkesen, qe eshte duke u shqyrtuar nga ana e gjyqtarit Femi Petku, behej me dije se me daten 1 gusht te vitit 2007 Qendra per Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve ka Drejtorine e Marredhenieve me publikun ne Ministrine e Mbrojtjes nje kerkese per informim, ne baze te ligjit 23 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjit nr. 8503. Ministrise se Mbrojtjes i kerkohej informacion dhe dokumentacioni perkates ne lidhje me nje sere fluturimesh, qe jane ulur ne aerodromin e Kucoves ne periudhen 27-30 maj te vitit 2004, data keto qe perputheshin me hyrjen ne Republiken e Shqiperise te shtetasit gjerman Kahled el Masri. Me date 3 tetor te dy viteve me pare, mesohet se Drejtoria e Inspektimit te Pergjithshem te Ministrise, i ka kthyer Qendres per Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve, se informacioni qe ata kerkonin ishte sekret dhe nuk mund te jepej. "Duke qene se informacioni i kerkuar nuk perbente ndonje informacion te klasifikuar, QZHDI, iu drejtua me nje kerkese apeluese, ligji 8503, Neni 12, ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu", sqarohej ne kerkesen e drejtuar Gjykates se Tiranes. Qendra ne ankese i pershkruante ministrit arsyet se, pse kerkesa e tyre duhej pranuar dhe per rrjedhim informacioni qe kerkohej, duhej dhene. Ne arsyetimet e drejtuar ish-ministrit te Mbrojtjes, behej me dije se njeri nga fluturimet e kryera ne aerodromin e Kucoves, pikerisht ai i dates 28 maj te vitit 2004, i avionit tip Gulfstream 3, me numer (Tail Code) N982RK, nuk ka qene nje fluturim me natyre ushtarake, por nje fluturimin i operuar nga nje kompani civile, per llogari te nje sherbimi sekret civil( jo ushtarak) te huaj. Sipas kesaj Qendre ky fakt ishte vertetuar nga nje hetim i bere nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes i publikuar ne muajin qershor te vitit 2007. "Sipas raportit te KE-se avioni ne fjale, ishte ulur ne Aerodromin e Kucoves per te transportuar Kahled el Masri, nje shtetas gjerman i mbajtur ne menyre te paligjshme nga sherbimet maqedonase dhe amerikane, per me teper se 5 muaj. Privimi i lirise se El-Masri, eshte konsideruar nga KE, si dhe Parlamenti Evropian (raporti FAVA), nje shkelje flagrante e te drejtave te njeriut ne vecanti e Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut, e cila eshte ratifikuar nga Republika e Shqiperise qe ne miratimin e saj me 1998. Ne keto rrethana, klasifikimi i informacionit ne lidhje me fluturimin ne fjale, do te ishte i paligjshem sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi", thuhej me tej ne kerkesen e drejtuar nga Qendra per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve. Mesohet se autoritete shqiptare e kane nxjerre Kahdel el Masri, nga territori shqiptar me daten 29 maj te vitit 2004, nje dite pas ulje se avionit, duke e hipur ne nje avion me destinacion ne Frankfurt dhe duke i vene vulen e daljes ne pasaporten e tij gjermane. "Megjithate ai nuk ka vule hyrese ne pasaporte dhe autoritetet nuk kane sqaruar ende se ne cfare rrethanash, ka hyre El Masri ne Shqiperi", percaktohej ne kerkesen drejtuar gjykates.
Kerkesat
1. Informacion te plote( kohen, qellimin e uljes dhe ngritjes, si dhe kodin, llojin dhe operatorin e avionit) ne lidhje me te gjitha fluturimet jo ushtarake qe jane kryer ne Aerodromin e Kucoves ne datat 27-30 maj 2004.
2. Konfirmimin nese avioni me nr. N9882RK eshte ulur ne Aerodromin e Kucoves brenda kesaj periudhe, si dhe datat dhe kohen e uljes dhe ngritjes se tij; vend nisjen dhe destinacionin e metejshem, qellimin e uljes, entitetin ose shtetin per llogari te te cilit vepronte, emrat e personave qe kane zbritur ose hipur, si dhe cdo informacion tjeter qe disponon Ministria, ne lidhje me kete fluturim.
3. Kopje te te gjithe dokumentacionit qe disponon Ministria ne lidhje me pikat a dhe b. Po ashtu kerkojme te shohim vete origjinalet ne mjediset e MM-se, po ta konsiderojme te nevojshme.
Pretendimet
1. Ne baze te Nenit 3 te Ligjit nr 8503, autoriteti publik eshte i detyruar te jape cdo informacion te kerkuar nga shtetasit, "pervec rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe".
2. Edhe po te supozojme se informacioni dhe dokumentacioni ne fjale gjendet i klasifikuar, ne baze te Nenit 10 te Ligjit nr 8457 " per informacion e klasifikuar sekret shteteror" klasifikim i cili ndalohet kur "ai behet me qellim qe te fshehe dhunimin e ligjeve ...ose te pengoje apo vonoje dhenie e informacionit qe nuk kerkon mbrojtje te interesit kombetar".
3. Eshte konfirmuar se autoritetet shqiptare e kane nxjerre Kahled el Masri nga territori shqiptar me 29 maj te vitit 2004, nje dite pas uljes se avionit ne fjale ne Kucove, duke e hipur ate ne nje avion me destinacion Frankfurtin, duke mos sqaruar se ne cfare rrethanash ka hyre El Masri ne Shqiperi.
4. Ne baze te nenit 15.2 te Kushtetutes, Ministria e Mbrojtjes si organ shteteror ka per detyre te respektoje te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, ne permbushje te detyrave te saj.
El Masri
Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi gjerman, ishte marre me avion nga Maqedonia duke u transportuar ne vendin tone, per ta percjelle nje dite me pas. Nga dyshimet Kahled el Masri dyshohet se ishte terrorist, por kjo gje nuk u vertetua asnjehere