E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit Bashkiak, pas largimit nga puna e pedagogut

Vlore- Nje grup prej 15 keshilltaresh te Keshillit Bashkiak, kane kerkuar mbledhje urgjente. Shkak per kete eshte bere pezullimi nga puna i nje pedagogu te jashtem ne Universitetin e Vlores, ne te njejten kohe edhe keshilltar ne Keshillin Bashkiak, Sokol Gjika. Urdhri qe i eshte dhene keshilltarit, per nderprerjen e menjehershme te marredhenieve me Universitetin e Vlores, eshte firmosur nga zevendes rektori Engjell Licaj. Urdhri daton ne daten 5 shkurt, kur ka qene dhe mbledhja e Keshillit Bashkiak. Gjika ishte pedagog i jashtem, i cili jepte mesim ne departamentin e Gjuheve te Huaja, konkretisht dega italisht, lenden shkrim akademik. Keshilltaret qe kane firmosur kerkesen, e kane motivuar mbledhjen urgjente, me shkeljen qe po i behet institucionit te Keshillit. Ndersa i eshte prezantuar nje kerkese edhe zv/rektorit ku i kerkonte prezencen ne mbledhjen e jashtezakonshme te Keshillit Bashkiak, te vendosur me date 12 shkurt.

Rektori i universitetit, Engjell Licaj eshte shprehur se pedagogu eshte i jashtem dhe s'ka pasur nje kontrate. Sipas tij lenia e mesimit nga pedagogu, eshte perseritur edhe here te tjera. "Mungesa e Sokol Gjikes ne auditor, kur ka orarin e mesimit eshte perseritur. Madje ai pengonte edhe mesimin e nje pedagogeje tjeter te biznesit, e cila zhvillonte mesim ne te njejten salle ne raste kur Gjika s'ishte ne orar", tha Licaj.

Ankesat

Rektori i Universitetit beri me dije se ,pasi moren ankesat e vazhdueshme per mosparaqitje ne sallen e leksionit, apo ardhjen e shpeshte me 30 minuta apo edhe me shume, vonese vendosen te nderpresim marredhenien e Gjikes. Gjika ne te kundert pretendon se eshte hequr nga detyra pasi eshte keshilltar i bashkise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›