Rregullat e reja per marrjen e nje leje drejtimi

Për herë të parë në Shqipëri do të funksionojë sistemi me pikë për patentat. Sa herë që një drejtues mjeti shkel rregullat e qarkullimit, do të ulen pikët. Me pikë minimale qytetari nuk do të mund të marrë leje shtesë drejtimi, do i duhet të paguajë më tepër siguracione dhe madje mund të humbasë përfundimisht patentën. Aktualisht Drejtoria e Shërbimit Rrugor po punon për përpunimin e informacionit në një regjistër elektronik.
Rregullat për marrjen e një patente do të ndryshojnë. I quajtur si ssitemi me pikë i lejeve të drejtimit, ai pritet të implementohet brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2013.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportiti Rrugor, Arben Pinari sqaron për “ABC Neës” se sistemi me pikë do të zbatohet në të ardhmen, për të penalizuar drejtuesit e automjeteve që shkelin në mënyrë të shpeshtë rregullat e qarkullimit.
Sipas zotit Pinari, një nga qëllimet e vendosjes së këtij sistemi, është ndëshkimi i drejtuesve të automjeteve që drejtojnë makinat në gjendje të alkoolizuar.
Githashtu, pjesë e kësaj strategjie për sigurinë rrugore, do të jetë edhe ndryshimi i testeve në autoshkolla. Sipas zotit Pinari, është e rëndësishme që të ndryshojnë elementët e vjetëruara dhe çdo gjë të jetë në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian.
Sipas këtyre ndryshimeve parashikohet gjithashtu të ketë një fazë testimi për të gjithë shoferët e rinj, e cila do të jetë pas dy vitesh.
Sistemi me pikë i lejeve të drejtimit është hedhur si ide që në kohën e diskutimit e miratimi të gjobave të reja në qarkullimin rrugor.