Prodhimi i misrit cilesor ne vend
Në një kohë kur prodhimi global i misrit ka rënë, në disa zona të Shqipërisë po prodhohet misër hibrid, që është një cilësi shumë e lartë prodhimi. Zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, ka vizituar zonën e Toshkëzit në Lushnje, ku ka nisur prodhimi i misrit hibrid, i cili është i një cilësie shumë të lartë i këtij produkti.
Zoti Fasllia thekson se dikasteri i Ministrisë së Bujqësisë do të mbështesë projektet e farave të zgjedhura që ndikojnë direkt në cilësinë e prodhimit si dhe mbështetje produktet hibride.
Bujqësia është një fushë, e cila ka njoshur një zhvillim të ndjeshëm gjatë këtij viti. Kjo, falë edhe mbështetjes financiare të dhënë nga ministria e Bujqësisë.