E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxheve, shefja e FMN-së mbështet BQE-në

Shefja e FMN-së Kristine Lagarde ka përshëndetur planin e presidentit të Bankës Qëndrore Evropiane për të blerë bonot e vendeve në janë në krizë. Duke folur ne samitin e APEK-ut, në Vladivostok te Rusisë Lagarde tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i interesuar të ndihmojë BQE-së për të kaluar krizën e borxheve në eurozonë.
 

"Para së gjithash, ka disa zhvillim pozitive në skenën europiane, në veçanti atë që Banka Qendrore ka njoftuar. Dhe them se është një tregues i qartë se ajo do të jetë një lojtar aktiv në rivendosjen e qetësisë në zonën e euros. Dhe sa i përket FMN ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në projektimin dhe monitorimin e programeve që do të jenë pjesë e zgjidhjeve,"tha Lagarde.
 

Por mënyra se si FMN do të përfshihet në planin e blerjes së bonove ende nuk është i qartë. Megjithatë Lagarde tha se fondi është gjithnjë i hapur për të ndihmuar, duke nënkuptuar një marrëveshje mes FMN-së dhe BQE-së për zgjidhjen e krizës së borxheve në zonën e eurozs.
 

Të enjten Presidenti i BQE-së Mario Draghi tha se plani i ri për blerejen e bonove të shtetve anëtare të eurozonës do të sigurojë ndihmë efektive, ndërsa theksoi se euroja do të jetë e pakthyeshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›