E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e reja për pasaportat biometrike

Vlorë, 8 shkurt, NOA Policia përmes një
deklarate për shtyp, ka publikuar sot faktin se duke nisur që sot për të gjithë
qytetarët e interesuar për pajisjen e tyre me pasaportë biometrike do të nisë
aplikimi duke u bazuar në disa kritere të caktuara. Të bazuara në urdhrin nr.
107 të datës 04.02.2010 të nxjerrë nga Policia e Shtetit dhe kompania Aleat, këto
kritere paraqesin disa detaje që duhen përmbushur gjatë shpërndarjes së
pasaportave bioemetrike për qytetarët.

Ato parashikojnë konkretisht që kur qytetari
paraqitet për të tërhequr pasaportën biometrike, duhet të paraqesë pasaportën e
vjetër ne rastet kur e disponon atë, me qëllim çaktivizimin dhe bërjen të
pavlefshme të saj.

Në rastet kur qytetari është i pajisur me
pasaportë të vjetër dhe e ka humbur, vjedhur ose dëmtuar atë, detyrimisht
paraqitet pranë komisariatit policor për të bërë denoncimin dhe për tu pajisur
me vërtetim të cilin e paraqet në zyrat e shpërndarjes së pasaportave
biometrike.

Por në rast se qytetari nuk është i pajisur me
pasaportë të tipit të vjetër, pajiset nga ana e policisë me një vërtetim i cili
tregon që ai e ka një të tillë dhe qytetari më pas këtë vërtetim e paraqet tek
zyra e shpërndarjes për të tërhequr pasaportën biometrike.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›