E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë ndaj gazetarit që qëlloi Bushin me këpucë

Bagdat - Gazetari irakian Muntadar al-Zaidi që qëlloi me këpucë kundër presidentit amerikan Bush, është rrahur dhe dëmtuar rëndë në pjesë të ndryshme të trupit. Vëllai i tij Dargham, ka deklaruar për BBC-në se Muntadar e ka dorën të thyer, brinjë të thyera dhe ka hemoragji të brendshme, si dhe dëmtim në sy., i tha BBC-së, vëllai i tij i madh Dargham.

Ndërkohë, në të gjithë Irakun janë zhvilluar protesta në mbështetje të Zaidit, me thirrje për lirimin e tij. Gazetari në fjalë i cili gjatë konferencës për shtyp që presidenti Bush po jepte, nxorri këpucën dhe qëlloi kundër tij, tashmë në Irak është kthyer në një hero. Me mijëra irakianë janë derdhur nëpër rrugë për të kërkuar lirimin tij. E teksa bota arabe e ka shpallur atë si hero të Irakut, gazetat më të mëdha janë çelur me foton e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›