Rregullorja, përjashtohen shkelësit e vendimeve
02/03/2010 Përcaktohen kriteret mbi funksionimin e grupit kuvendor të PS-së
Axhenda parlamentare, deputetët nuk mund të flasin pa leje në Kuvend
Lidershipi socialist projekton rregulloren mbi të cilën do të funksionojë dhe do të organizohet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Kështu, kupola rozë përcakton piketat përmes të cilave do të orientohet puna e grupit kuvendor. Përgjatë ditës së djeshme, kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi takime të veçanta me deputetë të kësaj partie, me disa anëtarë kryesie dhe sekretariatin, duke u përqendruar në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtimin e grupit parlamentar. Gjithashtu, një tjetër çështje e diskutimeve në këto takime mësohet të ketë qenë dhe zgjedhja e emrit përmes të cilit PS-ja do të përfaqësohet në kryesimin e Kuvendit, ku konkretisht i takon posti i nënkryetarit të këtij institucioni. Por ndalur në rregullat në të cilat do të bazohet funksionimi i grupit kuvendor socialist, burime pranë selisë rozë bënë me dije se gjatë diskutimeve mbi këtë çështje, lidershipi socialist ka vendosur që të vendosë rregulla të reja nga njëra anë, por nga ana tjetër dhe të mos ndryshojë disa prej tyre. Mbeten të pandryshuara çështje që lidhen me disiplinën, ku do të vijojë të kërkohet përjashtimi i ligjvënësve socialistë që shkelin vendimin politik. Sipas kësaj pike të disiplinës, çdo votim është pjesë e vendimmarrjes së grupit. Po kështu, në rregulloren e re të grupit parlamentar të PS-së kërkohet që të mos ketë mungesa jo vetëm në seancat parlamentare, por as dhe në mbledhjet e përjavshme të grupit. Por nga ana tjetër, përmes kësaj rregulloreje u hiqet e drejta të gjithë deputetëve që të mbajnë fjalime në seancat parlamentare, nëse nuk është caktuar më parë nga kryesia e grupit parlamentar. Pra, të gjitha fjalimet dhe çështjet që do të trajtohen në seancë janë të përcaktuara më herët nga drejtuesit e grupit. Për shkelësit e kësaj axhende do të ketë penalizime. Një tjetër moment i kësaj rregulloreje lidhet me vlerësim e performancës së deputetëve, çështje kjo që do të ketë karakter detyrues. Kjo, pasi do të shihen se sa është numri i interpelancave të kërkuara dhe që do të realizohen, intervistat dhe artikujt në shtyp, momente këto që lidhen pikërisht me detyrimet ndaj ligjvënësve socialistë, duke vlerësuar njëkohësisht dhe performancën e tyre.
Takimi
Grupi parlamentar i PS-së pritet të mblidhet brenda këtyre dy ditëve për të diskutuar dhe miratuar një sërë çështjesh. Kjo mbledhje do të zgjedhë drejtuesit e ligjvënësve socialistë, nënkryetarin e Kuvendit, përfaqësues i PS-së, si dhe do të jetë ky takim ai i cili duhet të marë një vendim lidhur me pjesmarjen apo jo të grupit parlamentar të kësaj partie në seancën plenare të rradhës. Mësohet se paraprakisht është zgjedhur deputeti Gramoz Ruçi si kryetar i këtij grupi ndërsa deputetja Arta Dade si nënkryetare e Kuvendit.