Çavusoglu: Dialogu parlamentar i rëndësishëm
02/03/2010 Kthimi i opozitës, reagon me një deklaratë zyrtare Këshilli i Evropës
Inkurajohet lidershipi politik për të nxitur dhe forcuar dialogun politik në vend
Rikthimi i opozitës te bojkoti, si një mënyrë për zgjidhjen e krizës parlamentare, ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavusoglu, ka përshëndetur kthimin e opozitës në Parlament, por ndërkohë u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në vendin tonë që të punojnë së bashku në Parlament. Shenjë të rëndësishme politike, e ka cilësuar Çavusoglu rikthimin e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë javën që shkoi. “Megjithatë, unë shpresoj që ky hap pozitiv të mos jetë ‘një hap larg’, por që kjo do të shënojë një vijueshmëri të pjesëmarrjes të të gjitha forcave politike në punimet e Parlamentit”, deklaron kreu i Asamblesë Parlamentare të KiE-së përmes një deklarate zyrtare. Ai ka shprehur përshtypjet më të mira që i ka lënë ky zhvillim i ri parlamentar, i cili erdhi menjëherë pas vizitës së fundit të delegacionit të PACE-s në vend. Kjo vizitë synoi mbështetjen e procesit të zgjidhjes së situatës aktuale politike, duke ndihmuar Presidentin Topi në rolin e tij të ndërmjetësimit dhe përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik. Ai inkurajoi udhëheqësit e dy partive kryesore në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, për të bërë përpjekje të mëtejshme për të nxitur dhe forcuar dialogun politik në vend. “Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit, dhe jetik për reformat që duhet të adresohen pa vonesë”, tha Cavushoglu. Në përfundim të deklaratës së tij, kreu i Asamblesë Parlamentare shprehu besimin që delegacioni i Shqipërisë në PACE do të kompletohet së shpejti dhe se pjesëtarët e opozitës duhet të jenë pjesë aktive e punimeve të Asamblesë Parlamentare. Ai së bashku me një delegacion, kryetarë të grupeve parlamentare në Asamble, qëndroi në Tiranë për dy ditë, ku mbajti takime me krerët më të lartë të vendit, të cilëve u kërkoi zgjidhjen e krizës në vend.