Depresioni, dy gra hidhen nga ballkoni i pallatit
02/03/2010 Policia identifikon viktimat
TIRANË- Dy gra, njëra 50-vjeçare dhe tjetra 39 vjeçe, i kanë dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme. E para që ka zgjedhur vetëflijimin ka qenë Shqipe Mustafa, e cila e ndodhur në kushte të thella depresioni, është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e dhimbshme ndodhi në rrugën “Don Bosko”, ku dëshmitarët panë Mustafën të hidhej nga pallati dhe menjëherë pas përplasjes ajo ndërroi jetë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë. Nga verifikimet rezultoi se Shqipe Mustafa, e martuar e me fëmijë, kurohej nga sëmundje mendore prej disa vitesh dhe si shkak i vetëvrasjes ka ndikuar depresioni. Ndërkohë në mesditë, një grua tjetër është vetëhedhur nga ballkoni. Bëhet fjalë për Albana Vreton. 39-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati pranë Rrugës së Kavajës.