E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, ujerat e zeza dalin sheshit

Blerim Kore

Gjirokaster- Epidemia kercenon qytetin e Gjirokastres. Mungesa e fondeve amortizon kanalizimet e ujerave te zeza qe kane plasur ne pjesen me te madhe te lagjeve. Ne prag te stines se nxehte, drejtuesit e Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve ne Gjirokaster kane dhene alarmin per situaten e krijuar, pasi nuk mund te nderhyjne pa pasur mjetet dhe financimet. Gjate javeve te fundit, ne zona te ndryshme te qytetit, si shkak i bllokimit apo amortizimit te rrjetit te kanalizimeve, ujerat e zeza kane shperthyer ne siperfaqe dhe jane te dukshme. "Pothuajse cdo dite prane ndermarrjes paraqiten qytetare te cilet ankohen se ujerat e zeza kane vershuar ne hapesirat mes pallateve te banimit apo pergjate rrugeve te brendshme ne lagje", thone specialistet e ndermarrjes. Me problematike behet kjo situate ne pjesen e poshtme te qytetit ku si shkak i fluksit ne rritje te ndertimeve te reja pjesa me e madhe e tyre nuk kane rrjete kanalizimesh te rregullta. Nderkohe qe depozitomi i ujerave te zeza ne pjesen e siperme te qytetit behet me gropa septike dhe aktualisht mungojne projekte per shtrirjen e rrjetit te kanalizimeve ne kete zone. "Ne disa here iu kemi komunikuar subjekteve pergjegjes situaten e veshtire qe krijohet ne qytet gjate diteve me temperatura te larta, si shkak i problemeve ne rrjetin e kanalizimeve", thone specialistet e higjienes, qe pranojne rrezikun e nje epidemie nese nuk nderhyhet me urgjence. "Prej vitesh ne Gjirokaster, nuk jane zbatuar projekte per rikonstruksionin e rrjetit te kanalizimeve te ujerave te zeza, duke bere qe rrjeti te jete tejet i amortizuar dhe problematik ne mjaft lagje te qytetit", thote drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve, Dashamir Qeli. "Aktualisht ne si ndermarrje nuk disponojme fonde te mjaftueshme per zbatimin e projekteve ne kete drejtim", shpjegon ai per "KJ".

Sipas specialisteve te ujesjellesit, shuma financiare qe nevojitet per ndertimin e nje rrjeti te ri kanalizimesh te ujerave te zeza ne qytetin e Gjirokastres, llogaritet nga 8-10 milione euro. Ky financim do te krijonte mundesine e zgjidhjes perfundimtare te problematikes se kanalizimeve ne lagjet e qytetit, duke filluar nga periferiket, deri ne qender. Nderkohe me nje shifer prej 4-6 milione euro mund te krijohej mundesia e ndertimit te nje impianti bashkekohor per depozitimin dhe perpunimin e ujerave te zeza. Aktualisht kolektoret e grumbullimit i derdhin ato ne lumin Drino, c'ka krijon nje ndotje te madhe te ambientit.

Harta e lagjeve problematike:

"18 Shtatori"

"Granice"

"Kodra e Shtufit"

"Punetore"

"Zinxhira"

Zona periferike e Gerhotit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›