E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh gruan per xhelozi arrestohet 37-vjecari

Elbasan

Nje 37-vjecar nga qyteti i Cerrikut ka perfunduar nen prangat e policise pasi ka dhunuar fizikisht bashkeshorten e tij. Sipas burimeve zyrtare te policise behet e ditur se nga ana e Komisariatit te Policise Elbasan u be arrestimi ne flagrance i Artur Karajt 37 vjec lindur ne fshatin Bujaras Komuna Gjergjan Elbasan dhe banues ne lagjen Nr.3 Cerrik. Sipas burimit ne fjale arrestimi i tij u be pasi ne banesen e tij per motive te dobeta ka goditur me mjete rrethanore ne koke bashkeshorten e tij L.Karaj lindur ne fshatin Mollas te rrethit te Elbasanit dhe banuese ne lagjen Nr.3 Cerrik. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka shoqeruar bashkeshortin dhunues ndersa e lenduara ndodhet ne spitalin kirurgjikal ne Elbasan. Sipas mjekeve gjendja e saj shendetesore paraqitet e rende por nuk ka rrezik per jeten. Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Elbasanit per dokumentimin e nevojshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›