E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr banal mes te rinjsh plumba mbi 20-vjecarin

Vlore Nje tjeter perplasje ka ndodhur ne zonen e Drashovices per nje gurore

Nje grindje banale per pak i ka marre jeten nje 20-vjecari nga Vlora. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1300 te se premtes ne zonen e Ujit te Ftohte kur Julian Jaupi ka mbetur i plagosur me arme zjarri. Nderkaq autori i ngjarjes ende nuk eshte ndaluar nga policia. Burime nga spitali rajonal i Vlores bejne te ditur se 20-vjecari ka marre nje plage ne dore nderkohe qe pas marrjes se ndihmes se pare gjendja e tij eshte stabilizuar.

Ndersa shkaqet e verteta te kesaj plagosjeje nuk behen te ditura nga policia e cila ende po punon per zbardhjen dhe kapjen e autorit te ngjarjes. Nderkohe nje tjeter konflikt eshte regjistruar ne zonen e Drashovices te Vlores. Gjithcka ka ndodhur pas nje konflikti per guroren e kesaj zone pronesia e se ciles pretendohet nga dy pale. Ndermjet ketyre te fundit ka pasur perplasje fizike ku nuk kane munguar grushtet dhe goditjet me sende te forta. Te demtuarit jane transportuar drejt ambienteve spitalore per te marre ndihme mjekesore nderkohe qe jane mbajtur nen vezhgimin e forcave te rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›