E Diel, 1 Nëntor 2026

Alternativa si minoritar

Kolegu im drejtori i gazetes se perditshme Panorama Andi Tela ne emisionin Opinion nder te tjera i drejtoi Kryeministrit Sali Berisha pyetjen Zoti Kryeminister a eshte Himara minoritet

Te them te drejten per shkak te perkatesise sime nga ai vis per te cilin pyet kolegu u ndjeva keq. U ndjeva ne gjendjen shpirterore te ndenjur dhe te ngacmuar shpesh ne keto 20 vjet te ketij tranzicioni. Trazimi qe shkakton ky ngacmim per komunitetin e bregasve fatkeqesisht nuk eshte i ngjashem me ate te gjithe bashkekombesve apo bashkesise se krejt shoqerise shqiptare. Ky tranzicion e mavijosi si dileme gati kombetare pyetjen per qenesine e Himares dhe te bregasve te saj. Eumlshte thjesht nje dileme propagandistike dhe politike jo dileme historike. Si e tille eshte ricikluar ne momente te ndryshme historike por me me buje ka ndodhur sidomos gjate dy shekujve te fundit.

Nuk dua te rikthehem ne pohimin e ndjesise dhe dijenise sime. Tashme ato jane te njohura fale paraardhesve te mi. Natyrisht as nuk dua te bie ne historicizem por dua te rikthehem te hiseja ime per debatin e hapur kaq e kaq kohe. Ceshtja shtrohet per pyetjen shqiptare qe ngjan si per interes te tjeterkujt. Kjo te le shijen sikur dilema apo padijenia kur behet fjale per Himaren qenkan se pari mes nesh.

Nje koleg grek para pak kohesh mu drejtua ne kete menyre per hapesiren dhe siperfaqen mediatike qe po i lene mediat tona kombetare dhe jo kombetare zhurmnajes dhe gricjes antikombetare qe gjenerohet ne Himare. Ju e keni ne fokus Himaren me shume se ne ne Athine. Ju e keni hall ne e kemi nevoje. Por per nga trajtimi qe i beni duket sikur ju beni ate qe na duhet ne dhe ne mendojme si te hame geshtenjat djegese me duart tuaja.

Kishte te drejte. Problemi qe injektohet ne Himare aq sofistikueshem por po aq edhe hapur se pari ka peshkuar dhe vijon te mbaje te ekspozuar sjelljen jointeligjente te ne gazetareve dhe mediave shqiptare ne teresi.

Alternativa perfituese e himarjoteve nga statusi minoritar tashme eshte shpjeguar se si lindi se si u perqafua si u formesua dhe se si po shnderrohet ne nje gur me peshe specifike ne marredheniet bilaterale shteterore. Kjo alternative ka historine e saj te cilen me realizem por dhe me kujdesin e nevojshem politik Kryeministri Berisha e pranon si realitet tashme te pashmangshem. Minoritaresia e Himares eshte sot nje proces i paster politik dhe per kete shkak duhet ndare prej dilemes se qenies apo ndjesise sic po trajtohet naivisht prej politikes mediave dhe fatkeqesisht edhe prej historiografise se paorganizuar institucionalisht. Ne kete mekat autoresine me te madhe e ka korrupsioni politik dhe ai ndershteteror. Ky proces ka histori te njohur dhe nuk ka asnje arsye per te ndezur kureshtjen tone. Prirja per ta minoritarizuar bashkesine e himarjoteve eshte e hershme sikunder po me e hershme eshte prova historike dhe deshmia e shtresezuar e shqiptaresise ne kete vis. Kjo prirje realizohet kah mot prej sintonizmit te shume faktoreve dhe vektoreve qe kryqezohen ne Himare ne koordinatat Tirane-Athine e kthim.

Nderlidhja e Himares me historine e hinterlandit shqiptar eshte e tille qe do te krenonte cdokend prej brezave te shkuar dhe atyre te ardhem. Sikunder nderkallja e helenizmit ka historine e vet dhe ngjarjet e veta shpesh sembuese. Himara nuk ka nje histori te panjohur ajo eshte nje nder trevat shqiptare me historine me te ndricuar dhe madje me rrezellitese ne kontributin e historise kombetare. Me eshte dukur e qellimte qe ne tekstet e Historise se Shqiperise nuk listohen emrat e bregasve qe moren pjese ne ngjarjet shenjuese te historise se mbrojtjes se trojeve tona amtare si nuk permendet qe Odise Nesturi Kasneci ishte nder titullaret e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit apo edhe per kontribute te tjera qe rendojne me shume se kalaja e Ali Pashe Tepelenes ne Porto Palermo. Nuk ka pasur rast qe ne qeverite e Shqiperise londineze te mos kene qene ministra nga Himara. Himara nuk ka pasur te derguar ne aktet historiberese te Shqiperise ka pasur te angazhuar kohe pas kohe e shekull pas shekulli dhe kjo eshte me shume se thenese.

Raporti qe pikon prej zhurmnajes dhe artikulimit te organizuar per grekesine e nje pjese te konsiderueshme te himarjoteve eshte i tille qe po projektohet si ceshtje politiko-etnike. Ky aksion tashme eshte dimensionuar si proces etniko-politik. Sodites te tij kane qene gjithe aktoret dhe faktoret politike e institucionale te ketij vendi. Sodites sot nuk duhet te jene me se paku pjeset e shendosha te shoqerise civile shqiptare. Alternativa e minoritarizimit te Himares eshte qartesisht produkt i bashkejeteses se korrupsionit politik me nevojen sociale i angazhimit te grupeve qe trashegojne afeksionin shpirteror ndaj grekesise dhe natyrisht oferten qe vjen prej nje shteti qe ka investuar gjate 20 vjeteve me lehtesi dhe favore shume here me te medha nga sa perfitojne te pakrahasueshmit me himarjotet serbe te Kosoves nga Serbia e sotme. Kjo pjese e shendoshe e shoqerise se sotme duhet te behet inkurajuese e trashegimise patriotike ne Himare ne te gjitha skajet ku gjendet manifestohet dhe ruhet ajo. Vetem ne kete menyre perballet mesymja qe ka nisur manipulativisht alternativa minoritarizuese e himarjoteve ne keto 20 vitet e fundit. Alogjizmi i ikjes se individit prej shumices per tu ndier dhe realizuar si minoritar eshte fenomen tipik i shoqerive te lodhura i shoqerive qe kane humbur busullen e krenarise dhe te vlerave morale. Per ta ndalur kete proces nuk na duhet tubimi dhe shperngulja e flamurit nuk na duhet reagimi i te huajes por vetem sendertimi i nje marredhenieje te re zgjuese per ate pakice qe e vecuar me qellim nga shumica po mberthen aq fort alternativen e te sjellurit si minoritet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›