Rrëmbehen 2 persona arrestohen 6 të dyshuar si pengmarrës
PRISHTINE-Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për rrëmbimin e dy personave. Dyshohet se këta shtetas kishin kërkuar një shumë parash në vlerë prej 180.000 eurosh për t’i liruar personat e rrëmbyer.
Policia po heton dhe në pistën e borxhit. Dyshohet se një nga viktimat e këtij rasti pengmarrjeje u ka pasur borxh të dyshuarve.
Në njoftimin e Policisë thuhet se viktimat ishin rrëmbyer të martën rreth orës 10:00, në dalje të Prishtinës dhe janë mbajtur aty deri në ndërhyrje të policisë, ndërkaq fatmirësisht asnjëri nga viktimat nuk ka pësuar plagë gjatë kohës sa kanë qëndruar të izoluar.
Policia e Kosovës pohohet t’i jetë përgjigjur rastit dhe ka filluar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të bërë lirimin e personave të rrëmbyer. Më tej në njoftim thuhet se si rezultat i një intervenimi shumë profesional ka arritur të lirojë viktimat ndërkohë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në rastin e rrëmbimit janë arrestuar.
Gjatë arrestimit është sekuestruar dhe një pistoletë që dyshohet se është përdorur gjatë rrëmbimit të dy shtetasve, emrat të cilëve nuk përmenden në njoftimet e policisë.
(d.b/BalkanWeb)