E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmbehet djali i ish kryeministrit pakistanez

 Persona të armatosur kanë kryer një sulm në një tubim zgjedhor në provincën jugore të Pakistanit, dhe kanë rrëmbyer të birin e ish kryeministrit Yousuf Raza Gilani.

Policia tha se personat e armatosur kanë kryer një sulm në qytetin Multan dhe kanë rrëmbyer Haider Gilanin – kandidat për Asamblenë provinicale në zgjedhjet e 11 majit në Pakistan.

Sulmuesi i armatosur gjithashtu ka qëlluar për vdekje një nga truprojat e Gilanit dhe ka plagosur pesë persona të tjerë.

E enjtja është dita e fundit e fushatës zgjedhore e cila është përcjellë me sulme të përditshme kundër kandidatëve ose zyrave të partive politike./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›