Sami Lushtaku nuk e donë edhe një mandat

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dilema nëse do të kandidojë edhe për një mandat për të udhëhequr komunën.
Ndonëse, pohon se është herët të flitet për këtë vendim, ai qysh tani thotë se gjasat janë të vogla për tu rikandiduar.
“Po, besoj së është herët të flitet për këtë çështje. Nuk besoj shumë, 51% më shumë jam për jo”, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.
Këto mëdyshje Lushtaku nuk i ka kur bëhet fjalë për ndonjë post në qeveri, ndonëse është i vetëdijshëm se kjo nuk varet prej tij.
“Po aty nuk varet prej meje, për këtë vendos kryetari i Partisë, për këtë vendos Kryeministri Thaçi”, ka shtuar Lushtaku.
Këshilli Drejtues i PDK-së ende nuk ka zyrtarizuar një kandidat për kryetar të komunës së Skënderajt.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen pas javës së dytë të shtatorit të këtij viti./Indeksonline/