E Shtunë, 31 Tetor 2026

INPO kërkon të hiqet nga lista e festave “Dita e Evropës”

INPO ka mbajtur sot një perfomansë para Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës shprehi pakënaqësitë për një qeverisje të keqe, rritje të korrupsionit dhe një ekonomie të dobët.

Në këtë përformansë janë paraqitur tri problemet kryesore më të cilat ballafaqohet Kosova, që sipas kësaj organizate janë pengesë për ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian: Korrupsioni, Qeverisja e keqe dhe Ekonomia e dobët.

INPO ka kërkuar nga Qeveria të ulët korrupsionin, të ndryshojë qeverisjen dhe të rrisë zhvillimin ekonomik, në të kundrtën Kosova edhe shumë vite nuk do të mund të integrohet në BE.

INPO po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet nga festat zyrtare 9 Maji, Dita e Evropës. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›