E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdohet të mbahet peng avioni në Xhamajkë

Montego Bay - Pesë anëtarët e ekuipazhit dhe dy pasagjerët e një avioni në Montego Bay të Xhamajkës po mbahen akoma peng nga një person i armatosur. Rrjeti CNN njofton se 167 pasagjerë të tjerë janë liruar nga pengmarrësi.

Sipas gazetarit, në bordin e avionit në aeroportin ndërkombëtar Sangster janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por deri tani nuk ka njoftime për viktima. Sipas tij, autoritetet po negociojnë me pengmarrësin për lirimin e të rrëmbyerve.

Autori i ngjarjes ka arritur t'u shpëtojë kontrolleve të sigurisë duke përdorur një pasaportë të falsifikuar dhe ka hipur në bordin e avionit, ndërkohë që mbeten ende të paqarta kërkesat e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›