E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- E dhunon me levë dhe i pret veshin taksistit, në kërkim autori

policia-ne-durresDurrës- Një ngjarje makabër ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Durrësit.

Shtetasi 31-vjecar Isa Xhamani që shërbente si taksist është marrë peng edhe dhunuar me sende të forta dhe i është prerë njëri vesh nga një person.

Burimet e policisë bëjnë me dije, se rreth orës 15:00, Sabri Verteniku, person me precedentë të mëparshëm penalë, ka telefonuar 31-vjeçarin për ta marrë në shtëpinë e tij me arsyen se ndodhej në gjendje të keqe shëndetësore. Pasi taksisti ka mbërritur në banesën e atij që e telefonoi, është goditur me levë dhe i është prerë edhe njëri vesh nga dhunuesi.

Më pas, Verteniku e ka grabitur taksistin duke i marrë sendet personale dhe çelsat e makinës. E ka mbështjellë me tapet dhe e ka lënë në banesë duke u larguar në drejtim të paditur me taksinë e 31-vjeçarit.

Taksisti, ka mundur të thyejë xhamin e njërës prej dritareve në banesë duke thirrur nga jashtë. Banorët kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar britmat e taksistit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe e kanë dërguar taksistin në gjendje të rëndë për jetën në spital.Po punohet për ta kapur autorin e ngjarjes, shtetasin Sabri Verteniku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›