E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrembeu ne SHBA, ekstradohet Brahimllari

Tirane - Interpol Tirana ekstradon drejt SHBA-ve te shumekerkuarin nga FBI per pengmarrje dhe armembajtje pa leje. Drini Brahimllari nuk ka arritur dot te fitoje betejen gjyqesore per te qendruar ne Shqiperi, nderkohe qe mengjesin e djeshem, ai i eshte dorezuar agjenteve speciale te Byrose Federale te Hetimit. Burime zyrtare thane per gazeten “KJ” se ekstradimi i 35-vjecarit u be dy muaj pasi gjykata e Korces ishte shprehur ne favor te kerkeses se bere nga autoritetet amerikane. Brahimllari ka qene i shpallur ne kerkim nderkombetar per nje ngjarje te ndodhur tre vite me pare ne Micigan, ku ai se bashku me persona te tjere ka rrembyer pas nje konflikti nje tjeter shqiptar, i cili ka arritur te arratiset. “Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr. 362, te dates 5 dhjetor 2007, ka vendosur lejimin e ekstradimit drejt SHBA-se”, tha zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko. Midis Shqiperise dhe SHBA-ve ekziston nje marreveshje per ekstradim, kurse Brahimllari eshte kapur kater muaj me pare ne qytetin e Korces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›